Autor: Salih bin Feuzan el-Feuzan
Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit.
Haxhi është nga adhurimet më madhështore, për shkak të vështirësisë dhe rreziqeve që has gjatë tij
Të gjitha falënderimet dhe lavdet i takojnë Allahut, Zotit të gjithësisë. Lavdërimet dhe paqja e Allahut qofshin mbi të Profetin tonë, Muhamed, si dhe mbi Familjen dhe të gjithë Shokët e tij.
Shtylla e pestë nga pesë shtyllat e Islamit është Haxhi, pelegrinazhi në Shtëpinë e Shenjtë të Allahut, për atë që ka mundësi. Pra, ai është shtyllë nga shtyllat e islamit. Kryhet një herë në jetë për atë që ka mundësi. Ai që nuk ka mundësi të kryejë haxhin, qoftë për shkak të pamundësisë fizike, apo parave, nuk e ka obligim haxhin. Ndërsa ai që ka mundësi fizikisht për ta kryer, duhet të nxitojë në kryerjen e haxhit. Ai duhet ta kryejë haxhin siç duhet, me shtyllat, obligimet e tij dhe ritualet e tij, ashtu sikur e ka ligjëruar Allahu – SubhaneHu ue Te’ala –.
Ndërsa ai që ka mundësi nga ana financiare por nuk ka mundësi nga ana fizike, ai e ngarkon dikë tjetër që të bëj haxhin për të dhe i paguan atij shpenzimet e nevojshme për të kryer haxhin dhe umren. Pra, ai ngarkon dikë tjetër që kryen haxhin në vend të tij. Ai që ka mundësi financiare por nuk ka mundësi fizike e ngarkon dikë tjetër që të kryejë haxhin në vend të tij dhe i paguan shpenzimet e haxhit.Kurse ai që nuk ka mundësi as nga ana finaciare as nga ana fizike, nuk e ka obligim që ta kryejë haxhin.
Haxhi bëhet një herë në jetë. E nëse e bën më shumë herë, atëherë konsiderohet prej veprave vullnetare. Haxhi ka shtylla, ka obligime, ka gjëra të rekomanduara, e të gjitha janë të shpjeguara detajisht në librat e ritualit të haxhit, nëpër librat e zgjeruar apo të përmbledhur, lavdi Allahut.
Nëse muslimani e bën haxhin me njerëzit dhe i kryen ritualin bashkërisht me ta, atëherë kjo mjafton, lavdi Allahut. Nëse do të kryejë më shumë se një herë haxhin dhe umren, atëherë mundësia për të është e hapur.
Haxhi është nga veprat më të mira dhe ai është xhihad në rrugë të Allahut, për shkak të vështirësive, lodhjes, udhëtimit dhe përballjes me rreziqe. Pra, ai është prej xhihadit në rrugë të Allahut të Plotfuqishëm e të Madhërishëm. Haxhi duhet kryer një herë në jetë për atë që ka mundësi, ndërsa ai që nuk ka mundësi nuk e ka obligim haxhin dhe as umren.
Allahu i Lartësuar e di më së miri.
Lavdërimet dhe paqja e Allahut qofshin mbi Pejgamberin tonë, Muhamedin.
Përktheu: Abdullah Beqiri
Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org