Autor: Sulejman bin Selimullah er-Ruhejli
Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit
(Lutja në Ramazan)
Lavdia dhe falënderimet i takojnë vetëm Allahut, Zotit të gjithësisë, salavatet dhe selamet më të plota, më të përsosura qofshin mbi atë që është dërguar si mëshirë për njerëzimin, mbi familjen dhe të gjithë shokët e tij, më pas:
O ju të nderuar dhe të nderuara, ju them: Esselamu alejkum ue rahmetull-Llahi ue berekatuHu!
Në këtë takim, do të flasim për një vepër të mirë dhe adhurim fisnik, e cila ka vlerë të madhe në Ramazan, e ajo është lutja. Lutja është adhurim madhështor të cilën Allahu - 'Azze ue Xhel - e do dhe i do njerëzit që bëjnë lutje, në çdo kohë. Njeriu e ka për detyrë të mos bezdiset duke i drejtuar Allahut me lutje, të Pastërtit prej të metave dhe të Lartësuarit. Sepse ai që lutet po bënë një adhurim madhështor dhe përkrah lutjes, ai që i lutet Allahut - 'Azze ue Xhel - dhe largohet prej pengesave që janë shkak për mospërgjigjen e lutjes, atëherë Allahu i përgjigjet lutjes së tij. Allahu ose ia jep atë që ka kërkuar, ose i jep diçka më të mirë se ajo që ka kërkuar, ose e largon nga ai një të keqe, ose e ruan atë lutje për t'i dhënë një pozitë në Xhennet.
Në Ramazan lutjes i rritet vlera sepse Allahu në mesin e ajeteve të Ramazanit ka thënë:
وَإِذَا سَأَلَكَ عِبَادِي عَنِّي فَإِنِّي قَرِيبٌ ۖ أُجِيبُ دَعْوَةَ الدَّاعِ إِذَا دَعَانِ ۖ فَلْيَسْتَجِيبُوا لِي وَلْيُؤْمِنُوا بِي لَعَلَّهُمْ يَرْشُدُونَ
"Dhe kur robërit e Mi të pyesin për Mua, thuaju se Unë jam afër tyre (me Dijen Time)! I përgjigjem lutjes së lutësit kur më lutet, prandaj le të më binden Mua dhe të më besojnë Mua, në mënyrë që të udhëzohen." [El-Bekareh, 186]
Kanë thënë dijetarët: Ky ajet ka ardhur në mesin e ajeteve të agjërimit për të treguar se lutja ka vlerë të madhe në muajin e Ramazanit. Gjithashtu është vërtetuar në shumë hadithe se për agjëruesin është një lutje që nuk refuzohet gjatë agjërimit të tij, gjatë gjithë kohës së agjërimit të tij, prej mbarimit të kohës së syfyrit e deri në iftar. Pra, lutja e tij nuk refuzohet, lutja e tij është e pranuar dhe i përgjigjet Allahu i Lartësuar.
Kështu që, agjëruesi mund të lutet kur fillon të agjërojë, mund të lutet gjatë agjërimit në mesditë dhe mund të lutet kur të çel iftarin dhe kjo është koha e lirimit nga Zjarri, në çdo natë. Prandaj agjëruesi duhet të bëjë kujdes që të përkushtohet e të bëjë lutje në kohën e iftarit; kur afrohet koha për të çelur iftar, e më pas bënë prapë lutje pasi të çel iftarin, bënë lutje pasi të çel iftar. Gjithashtu i lutet Allahut - 'Azze ue Xhel - që t'ia pranojë agjërimin e tij, e thotë:
ذَهَبَ الظَّمَأُ، وَابْتَلَّتِ الْعُرُوقُ، وَثَبَتَ الْأَجْرُ إِنْ شَاءَ اللَّهُ
Dhehebedh-dhameu uebtel-letil-'uruuku, ue thebetel-exhru inshaAllah
Shkoi etja, u lagën venat dhe mbeti shpërblimi - inshaAllah!
E lus Allahun 'Azze ue Xhel që të më bëjë mua dhe juve prej atyre që bëjnë shumë lutje, dhe prej atyre që ua pranon e u përgjigjet lutjeve të tyre!
Allahu i Lartësuar është më i Larti dhe më i Dituri. Salavatet dhe selamet qofshin mbi Pejgamberin tonë!
Përktheu: Servet Mata
Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org