Bismilah...

Autor: Shejkh Muhammed Nasiruddin el-Albani

Burimi: Silsiletu el-Huda ue en-Nur, kaseta 362, min. 15:55

 

 

Pyetësi: Shejkh Jusuf el-Kardavi, shkoi në Australi para dy vitesh dhe dha fetva... i futi ata në fitne. Përmbajtja e kësaj fetvaja është: kamata e ndaluar (haram) është për marrësin e saj, për dhënësin e saj.

 

Shejkh Albani: Allahu e udhëzoftë!

 

Pyetësi: Kurse kamata që arrin tek i varfri, nuk është haram për të. Lejohet ndërtimi i xhamive (nga kamata)...?

 

Shejkh Albani: Allahu Ekber!

 

Pyetësi: Pasha Allahun! Me të vërtetë i ka futur në fitne shumë Muslimanë atje (në Australi).

 

Shejkh Albani: Allahu Ekber! Jusuf el-Kardavi, studimet e tij i ka Ez’heriste, e nuk i ka studime menhexhije (metodologjike) të bazuara në Kuran dhe Sunet. Ai u jep njerëzve fetva, të cilat e kundërshtojnë Sheriatin! Ai ka filozofi shumë të rrezikshme! Nëse vjen diçka që është haram në Sheriat, këtë haram ai largon duke thënë “nuk ka tekst të prerë dhe kategorik për ndalesën e kësaj.”

 

Për këtë arsye, ai e lejon muzikën. Ia lejoi muzikën atij anglezit (Cat Stevens – Jusuf Islam) i cili e përqafoi Islamin – e që ishte nga këngëtarët më të famshëm britanik – duke i thënë që të vazhdojë me profesionin e tij (si këngëtar) dhe të hajë nga fitimi i këtij profesioni. Kardavi pretendon se nuk ka tekst të prerë dhe kategorik për ndalesën e muzikës apo për instrumentet muzikore.

 

Kjo gjë është në kundërshtim me ixhmanë e dijetarëve të Muslimanëve, ngase në dispozitat Sheriatike nuk kushtëzohet teksti i prerë dhe kategorik, me argumentin se ata... një prej tyre është Kardavi, i cili vet thotë se argumentet janë: Kurani, Suneti, Ixhmaja (njëzëshmëria) dhe Kijasi (analogjia). Kurse Kijasi nuk është argument i prerë, sepse është ixhtihad (përpjekje), dhe ixhtihadi i ekspozohet të gabuarës dhe të qëlluarës – siç thuhet në hadithin e vërtetë.

 

Por, ky (Kardavi) vjen me këtë gjuhë, duke thënë “nuk ka argument të prerë,” në mënyrë që t’i heq qafe dhe të lirohet nga shumë dispozita të Sheriatit. Kurse i Dërguari – alejhi salatu ue selam – thotë:

 

“Allahu e ka mallkuar ngrënësin e kamatës, dhënësin e saj, shkruesin e saj dhe dy dëshmitarët e saj.” [1]

 

Andaj, nuk i lejohet kurrsesi Muslimanit që të përfitojë nga pasuria haram, duke u argumentuar me atë se ai nuk e ha kamatën.

Ai (alejhi salatu ue selam) thotë:

 

“Allahu e ka mallkuar ngrënësin e kamatës, dhënësin e saj, shkruesin e saj dhe dy dëshmitarët e saj.”

 

Kurse, sa i përket ndërtimit të xhamive me paratë e kamatës, refuzimi për këtë është me fjalën e tij – alejhi salatu ue selam –:

 

إِنَّ اللَّهَ طَيِّبٌ لاَ يَقْبَلُ إِلاَّ طَيِّبًا

“Vërtet Allahu është i mirë dhe nuk e pranon vetëm se të mirën.”

 

Allahu i urdhëron besimtarët me atë që i ka urdhëruar të dërguarit, dhe thotë:

يَا أَيُّهَا الرُّسُلُ كُلُوا مِنَ الطَّيِّبَاتِ وَاعْمَلُوا صَالِحًا ۖ

“O ju të Dërguar, hani atë që është e mirë (e lejuar, hallall) dhe bëni vepra të mira.” El-Mu’minun, 51

 

Pastaj (Pejgamberi – alejhi salatu ue selam) përmendi atë njeri që merr një rrugë të gjatë, është i pa krehur dhe i pluhurosur, i ngre duart (duke u lutur) e thotë: ““O Zoti im! O Zoti im!” Kurse ngrënia i tij është haram, pirja e tij është haram, veshja e tij është (nga pasuria e fituar me) haram, ushqehet me haram. Si ti përgjigjet lutjes së këtij?!” [2]

 

Të gjitha këto hadithe, e refuzojnë Kardavin dhe të ngjashmit si ai, të cilët japin fetva duke u bazuar në mendimet e tyre sipas metodës së atyre që mbështeteshin në mendimet e tyre, në kohërat e hershme, e që në shumicën e rasteve ishin nga Hanefijtë.

 

Fundnotat:

[1] Sahihu i Muslimit (1598).

[2] Sahihu i Muslimit (1015).

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari