Bismilah...

 


Shejkh Salih el-Feuzan është pyetur ditën e Enjte më 22 të muajit Sefer, 1422 Hixhrij për deklaratën e mëposhtme të Selman Audes:

Shejkh i nderuar, disa prej tyre thonë: Flamujt që janë ngritur anë e kënd botës Islame nuk janë tjetër veçse flamuj sekularistë.”[1] Ç’gjykim ka kjo thënie?

Shejkh Salih el-Feuzan, Allahu e ruajt, u përgjigj: “Kjo thënie nuk është e vërtetë. Të japësh gjykime të përgjithshme mbi njerëzit se ata janë mosbesimtarë dhe sekularistë… ky është Tekfir masiv, Allahu na ruajt. Mes njerëzve ka besimtarë dhe mes tyre ka mosbesimtarë dhe mes tyre ka munafikë, kështu që ne nuk japim gjykime të përgjithshme mbi ta.

Nuk lejohet absolutisht që të përgjithësosh kufrin mbi njerëzit dhe kështu që të thuhet se të gjithë njerëzit janë Muslimanë. Kjo nuk është e vërtetë. Ose të thuhet: Të gjithë njerëzit janë mosbesimtarë. Kjo nuk është e vërtetë. Ose të thuhet: Të gjithë njerëzit janë munafikë. Kjo është fjalë e kotë. Kurse ne themi: Mes muslimanëve ka që janë të vërtetë, mes tyre ka munafikë dhe mes tyre ka mosbesimtarë.”[2]

Ka thënë Sejjid Kutb ( në librin e tij Ma’alim fijt-Tarijk): “Umeti (Islam) ka pushuar së ekzistuari (Gabetel-Umme) dhe nuk është ndier për një kohë shumë të gjatë.”[3]

Në një kasetë me ligjëratën e titulluar “Umeti që Mungon/el-Ummetul-Gaibe” Selman Aude parashtron po të njëjtat koncepte dhe bazohet mbi thënien e lartpërmendur të Sejjid Kutbit. [4]

Shejkh Salih el-Feuzan është pyetur: Çfarë thua ti për atë njeri që përdor termin “el-Umetul-Gaibe” mbi Umetin Islam të kësaj kohe?

Përgjigje: “Thënia që Umeti i Muslimanëve mungon e bën të domosdoshëm Tekfirin mbi të gjithë popujt Islamik sepse kuptimi i saj është që nuk ka shtet Islamik dhe kjo është në kundërshtim me thënien e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem):

Nuk do të pushojë një grup nga Umeti im së qëni mbi të vërtetën, më të dalluarit. Ata nuk kanë për t’u dëmtuar nga ata që i braktisin e as nga ata që i kundërshtojnë, derisa të vijë çështja e Allahut Tebarake ue Te’ala dhe ata janë në atë gjendje.

Kështu që pavarsisht se sa devijim, përçarje dhe mosbesim mund të ndodhin, ky grup i ruajtur e i sigurt ka për të mbetur gjithmonë.

Prandaj, nuk ka ndonjë gjë të tillë si mungesa e Umetit Islam, uelhamdulilah, dhe nuk është kusht i domosdoshëm për këtë shoqëri Islame ose për këtë Grup të Ndihmuar që të jenë të lirë nga gjynahet sepse gjynahet gjendeshin në kohën e Profetit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe poashtu në kohën e Khalifëve të tij, por prapëseprapë ata janë ndeshur dhe janë hedhur poshtë.” [5]

Fundnota:
[1] Marrë nga kaseta e njohur e Selman Audes “Ja li-Xhirahatil-Muslimin”.
[2] Marrë nga “Sherh Kitabut-Teuhijd”, 22/02/1422.
[3] Shiko librin e tij “Ma’alim fijt-Tarijk”.
[4] Shejkh Salih el-Feuzan e konsideron përdorimin e këtij termi (el-Ummetul-Gaibe) si Tekfir mbi të gjithë Umetin – dhe ky në fakt është qëllimi i Sejjid Kutbit. Për më shumë hollësi shiko librin “el-Exhuibetul-Mufide”.
[5] el-Exhuibetul-Mufide, fq.151.

 

Përktheu: Alban Malaj