Bismilah...

Autor: Shejkh Salih el-Feuzan

Burimi: https://alfawzan.af.org.sa/ar/node/9650

 

Pyetje: Allahu ju dhëntë të mira Shkëlqesia juaj, ky pyetës thotë: Shpresoj që t’ia lexoni pyetjen shejkhut ashtu siç e kam shkruar, përndryshe nuk liroheni nga përgjegjësia dhe unë jam armiku juaj para Allahut – të Plotfuqishëm dhe të Madhëruar (në Ditën e Gjykimit). Pyetësi thotë: A quhen (Muhamed) Mes’ari, (S’ad Rashid) el-Fekihu dhe (Usame) bin Ladeni nga ata që e kanë përçarë xhematin? Cili është mendimi juaj për atë që thotë se: “Shejkh bin Bazi nuk ka folur për Usama bin Ladenin dhe se fetvaja që i është mveshur shejkhut është gënjeshtër,” dhe kjo merret shumë për argument?

Përgjigje: Sa i përket (S’ad Rashid) el-Fekihut, Usama bin Ladenit dhe (Muhamed) Mes’arit, ju gjykoni për ata në bazë të veprave dhe fjalëve të tyre. Mos gënjeni për ta, por gjykoni për ta në bazë të asaj që kanë shfaqur nga sjelljet e tyre. Ndërsa, për atë se fetvaja është gënjeshtër për Shejkhun, kjo është gënjeshtër. Gënjeshtar është ai i cili thotë se kjo është gënjeshtër. Nuk është gënjeshtër. Ne e kemi dëgjuar këtë nga shejkhu – Allahu e mëshiroftë – dhe është shkruar në fetvat e tij; i është lexuar atij kur ishte i gjallë, dhe pas vdekjes së tij, kjo fetva u është lexuar dijetarëve dhe ata e kanë pranuar atë. Ai i cili thotë se kjo fetva është e rreme, është gënjeshtar.

 

Përktheu: Jeton Shasivari

11 Gusht 2015