Autor: Shejkhul-Islam Ibn Tejmijjeh (rahimehullah)
Shkëputur nga broshura “en-Nusajrijjeh Tugat Surijjeh, eu el’Aleuijjun, kema semmahum el-Fransijun - Nusajritë janë Tagutët e Sirisë, apo Alevitët, siç i kanë quajtur Francezët” fq.16-18)
Të gjitha lavdet i takojnë Allahut, Zotit të botëve.
Ata njerëz të cilët quhen Nusajri, sikurse edhe fraksionet e tjera të Keramitëve Batinij, janë më qafira sesa Çifutët dhe të Krishterët. Madje ata janë më qafira se shumë prej idhujtarëve dhe dëmi i tyre ndaj Umetit të Muhamedit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) është më i madh sesa dëmi i qafirave që i luftojnë Muslimanët, siç janë Tatarët (Mongolët), Francezët etj., sepse ata (Nusajritë) shfaqen para Muslimanëve të thjeshtë me dashuri dhe aleancë për Ehli Bejtin. Kurse në realitet ata as nuk besojnë në Allah, as në të Dërguarin e Tij, as në Librin e Tij, as nuk besojnë ndonjë urdhër apo ndonjë ndalesë, as në shpërblim, as në dënim, as Xhenet, as Xhehenem,
as nuk besojnë në Muslimanët që kanë qenë përpara ardhjes së Muhamedit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), as nuk besojnë ndonjë Umet, as ndonjë fe prej feve të mëparëshme, porse e marrin Fjalën e Allahut dhe të Dërguarit të Tij që është e njohur tek dijetarët e Muslimanëve dhe e interpretojnë atë me çështje që i sajojnë ata, duke pretenduar me to se ata posedojnë dijen e fshehtë (Gajbin).
Dhe çështja është se ata nuk kanë asnjë kufi për sa i përket ateizmit të tyre në Emrat e Allahut të Lartësuar dhe në ajetet e Tij, as nuk kanë kufij në deformimin dhe shtrembërimin e Fjalës së Allahut të Lartësuar dhe fjalës së të Dërguarit të Tij, ngase qëllimi i tyre është refuzimi i Imanit dhe Ligjeve të Islamit me çfarëdolloj mënyre, duke pretenduar nga ana tjetër se këto çështje kanë realitete që i njohin vetëm ata. Dhe prej fjalëve të tyre është se pesë namazet kanë domethënien e njohjes së realiteteve të tyre; se agjërimi i obliguar ka domethënien e fshehjes së sekreteve të tyre; se haxhi në Shtëpinë e Shenjtë ka domethënien e vizitës tek dijetarët e tyre; se dy duart e Ebu Lehebit janë Ebu Bekri dhe ‘Umeri (radij-Allahu ‘anhuma); dhe se “Lajmi i Madh” dhe “Imami i Pathyeshëm” është ‘Alij Ibn Ebij Talib.
Përktheu Alban Malaj