Bismilah...

Autor: Shejkh Salih es-Suhejmi

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=145025

Pyetje: Allahu ju dhëntë të mira. Me këtë rast, na thoni ndonjë fjalë rreth Hilafetit Islam që u shpall dje?

Shejkh Salih es-Suhejmi: Ah! Po. Ma sha Allah! O vëllezër!

ظَهَرَ الفَسَادُ فِي البَرِّ وَالبَحْرِ بِمَا كَسَبَتْ أَيْدِي النَّاسِ

Fesadi (mëkatet dhe mosbindja ndaj Allahut) është shfaqur në tokë dhe në det për shkak të asaj që punuan duart e njerëzve.” Er-Rum, 41

Dhe ky fesad është ose përmes neglizhencë ose përmes ekstremizmit. Përmes neglizhencës është nga ana që shajnë fenë, pasuesit e laicizmit dhe liberalizmit, thirrësit e sherrit dhe thirrësit gojëlig, thirrësit e imoralitetit, thirrësit e shfaqjeve teatrale si dhe thirrësit e “Tash Ma Tash” (komedi me seriale), e ku e di ti se çfarë është “Tash Ma Tash”? Qajnë për të sepse nuk është më (nuk transmetohet). Kjo ishte kategoria e parë.

Kategoria e dytë:

Thirrësit e ekstremizmit nga veprat e khauarixhëve dhe ata që e marrin rrugën e tyre. Sot mendjelehtët kanë shpallur themelimin e pretenduar të “Hilafetit Islam.” Këto marifete i njohim që prej 80 vitesh. Ata i japin besën një Halifeje të fshehtë duke u bazuar në menhexhin e tyre të prishur. Dhe të gjithë kane betime sekrete ndaj një personi të panjohur.

Sot e shpallën atë (Halifen Ebu Bekër el-Bagdadij) dhe ata shpesh kanë shpallur (Halife), pastaj nëse vritet ai që është shpallur apo se ka shkuar ai që është shpallur, vijnë me Halife të ri. Kjo është afër (e ngjashme) me Mehdiun e Rafidijve – Allahu na ruajttë –. Kështu që, ky Hilafet që është shpallur, d.m.th na qenka Hilafeti i të gjithë muslimanëve. Ai është thirrur Halefija i muslimanëve pasi që ka masakruar dhe ka bërë atë që ka bërë me vëllezërit në Irak.

Nuk është në mirësi as ai e as armiqtë e tij nga Rafidijt, të dyja palët nuk ia duan të mirën Umetit Islam. Andaj, ne e kemi detyrë që të paralajmërojnë për të dyja palët –ndaj tij dhe ndaj armiqve të tij. Që të gjithë janë në një sherr të vazhdueshëm. Që të gjithë janë në devijim. Që të gjithë ndoshta bien në ujdi fshehtazi për ta armiqësuar Ehli Sunnetit dhe Xhematin.

Andaj, paralajmëroni nga ky betim besëtytnor dhe ky mashtrim që e kanë quajtur: “Halifeja i muslimanëve në këtë kohë.” Ky është dexhall (Ebu Bekër el-Bagdadij, sh.p) dhe gënjeshtar i poshtër nga thirrësit e të pavërtetës. I masakroi muslimanët në Sham (Siri), tani ka ardhur t’i masakroj muslimanët në Irak. Ai ka bashkëpunuar me tagutin e Shamit në masakrimin e muslimanëve, dhe për këtë arsye taguti i Shamit ka hequr dorë plotësisht prej tij, nuk e lufton atë sepse ai e furnizon atë me naftë nga Dejrzur (qytet në Siri).

Porse, tani bashkëpunojnë të gjitha forcat e liga dhe prapa tyre qëndron Perëndimi, me të mëdhenjtë dhe të vegjlit e tij. Thirrësit e sherrit tek ajo që quhet “Shteti i Hilafetit” apo “Shteti Rafidijve”, të gjitha këto emërtime i janë vërsulur Islamit dhe muslimanëve.

E lusim Allahun – e Madhëruar e të Lartësuar – që ta ngre Fjalën e Tij dhe ta ndihmoj fenë e Tij dhe t’i poshtëroj njerëzit e sherrit e që janë pasuesit e bidateve dhe epsheve si dhe armiqtë e fesë kudo qofshin ata, ekstremit apo neglizhent. Kështu që ata janë dexhalla. Kujdes, e mos keni punë me ta.

Pra, kur u themelua shteti i tyre në një vend të caktuar, njëri nga përkrahësit e tij pretendonte se e ka parë Pejgamberin dhe se ai u paska thënë: Filani do t’ju prijë në namaz si Imam, unë nuk do t’ju prijë. Do t’ua fal namazin filani prej njerëzve. Apo se Xhibrili u ka prirë si imam në filan vendi. A po e shikoni mashtrimin që ata po pretendojnë?! E lusim Allahun për mirëqenie dhe shpëtim.

Kështu që, muslimanët e kanë detyrë që të jenë syçelë. Siç i porosita dje vëllezërit në Irak, siç i kam porositur që prej kohësh në vende të ndryshme: të rrinë nëpër shtëpinë e tyre, nëse ata sulmohen, atëherë ata le ta mbrojnë veten e tyre dhe ai që vritet (për të mbrojtur, sh.p) pasurinë e tij apo nderin e tij apo veten e tij, atëherë ai është shehid. Porse të mos luftoj përkrah të gjithë këtyre grupeve, të gjitha këto grupe janë në devijim qoftë “Shteti i Rafidijve”, apo “Shteti i Shamit dhe Irakut” (SHIISH), apo “Shteti i Hilafetit të pretenduar.”

Të gjithë këta grupe janë kundër Ehli Sunnetit dhe Xhematit. Andaj, mos u merrni me ta dhe neve as që kemi punë me ta. Përkundrazi, ta adhurojmë Allahun dhe të mësojmë dhe ta kuptojmë fenë e Allahut derisa të qetësohet situata dhe të jemi rehat nga i shthururi.

Përktheu: Jeton Shasivari