Autor: Shejkh Salih es-Suhejmi
Ata të cilët nisen dhe luftojnë nën flamuj të panjohur e të paditur, a përmbushen këto kushte, edhe në qoftë se përmbushen disa prej tyre?! Kurrë. Përkundrazi, ata luftojnë...
Na morri në telefon vëllai për të cilin ju tregova se u vra, ai shkoi (në Siri) dhe nuk mori leje nga nëna e tij, por pasi që mbërriti atje, na morri në telefon dhe na tha: “Unë erdha (në Siri) ta luftoj atë tiranin (Beshar el-Asadin) i cili i ther Muslimanët në Sham, por nuk pashë luftë kundër këtij tirani, në fakt pashë se Muslimanët luftojnë njëri-tjetrin dhe se unë do të kthehem tek ju dhe të kërkoj ndjesë o babai im dhe oj nëna ime. Nesër do të përgatitem dhe do kthehem. Nuk do të marr pjesë në këtë luftë që e pandehin ata.”
Kështu, ata e vranë këtë (që deshi të kthehet në shtëpi, sh.p), e likuiduan, e vranë menjëherë dhe ata budallenjtë thanë se ai u vra shehid, kurse vet ata janë që e vranë dhe e likuiduan, për këtë na lajmëruan disa që erdhën pas kësaj (ngjarje). Andaj, kini kujdes o vëllezër! Kujdesuni për fëmijët tuaj. Ata e kanë obligim që t’u kthehen dijetarëve edukatorë dhe t’i pyesin ata, e jo t’i pyesin demagogët, të maskuarit, të infiltruarit, misteriozët, budallenjtë, vocërrakët, mendjelehtët, injorantët, ndonjëri prej tyre nuk di si falet namazi, ndonjëri prej tyre nuk di të dallojë Teuhidin nga Shirku.
Me njërin prej tyre kur debatuam dhe e këshilluam, nuk e dinte se therja e kurbanit për varret është shirk për Allahun – e Madhëruar e të Lavdëruar. Një person që nuk dallon Teuhidin nga shirku, a bëhet xhihad nën flamurin e tij?! A bëhet xhihad nën flamurin e atij që nuk e dallon Teuhidin nga shirku, as Sunnetin nga bidati, e as haramin nga hallalli, a ky është xhihad?!
Pastaj, ki kujdes o rob i Allahut! Kjo (lufta në Siri dhe në Irak, sh.p) është komplot botëror Cionist (Çifut), Perëndimor dhe Lindor. Për këtë komplot kanë rënë në ujdi shtetet e qafirave, të cilët janë pajtuar që t’i furnizojnë ata fshehurazi, ndërsa nga ana tjetër shfaqin armiqësi ndaj atyre me aq sa duket. Kurse ata janë që i inkurajojnë, sepse e dijnë se kështu i përçajnë Muslimanët dhe i dobësojnë.
Andaj, kini kujdes! Kurse Khauarixhët që rrinë ulur (që nuk kapin armët) të cilët japin fetva duke ndenjur nëpër shtëpitë e tyre, u themi atyre: “Përse nuk shkoni ju dhe bijtë tuaj (në luftë në Siri dhe Irak)?!” Kurse ju rrini nëpër hotelet e shteteve të Gjirit (Persik) apo në hotelet e Evropës dhe i nxisni të rinjtë që të bëjnë kryengritje dhe që të luftojnë nën këto flamuj të injorancës. Kurse ju vet po bëni qejfe, u hipni kuajve dhe dëfreheni me to, uleni nëpër kopshte dhe parqe, ju bashkë me fëmijët tuaj ose në hotelet e shteteve të Gjirit ku Allahu ka dhënë begati ose në hotelet e Evropës. Ju u jepni fetva të rinjve tanë që t’i bashkëngjiten krematorit, Allahu ua dhëntë atë që e meritoni.
Ky është kremator – pasha Allahun. Ata janë myftilerë që devijojnë të tjerët. Pejgamberi – lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të – thotë:
“Kam frikë për Umetin tim nga udhëheqësit (dijetarët) që devijojnë të tjerët.”
Po ashtu ai – lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të – thotë:
“Allahu nuk e merr diturinë duke e shkulur atë (nga gjokset e njerëzve) porse e merr diturinë duke i marr dijetarët (me vdekjen e tyre), derisa të mos mbetet asnjë dijetar, njerëzit marrin për udhëheqës injorantët, kështu i pyesin ata, e ata u japin fetva pa dije duke e humbur veten e tyre dhe duke i humbur edhe të tjerët.”
Kjo është gjendja e atyre që japin fetva në errësirë dhe gjendja e atyre që japin fetva duke u argëtuar nëpër hotele, vila dhe me makina luksoze, ndërsa këta i kanë djegur bijtë tanë në mbeturinat e krematorit nën flamurin e filanit e fistekut. Kini kujdes! Dija merret nga dijetarët edukatorë, lajmëtarë, të qartë – e jo nga të infiltruarit nëpër shpella – por nga dijetarët të cilët i mënjanojnë nga Libri i Allahut të Lartësuar shtrembërimet e ekstremistëve, falsifikimet e gënjeshtarëve dhe interpretimet e injorantëve.
Kërkoj ndjesë që e zgjata në përgjigjen e kësaj pyetjeje, ngase siç thonë kjo është temë aktuale dhe se bijtë tanë po digjen në ato krematorë për shkak të fetvave të tyre që i devijojnë të tjerët, dhe vetet e tyre, cenuesit, mendjelehtët të cilët nuk kujdesen për marrëveshjen dhe farefisin e besimtarëve.
Përktheu: Jeton Shasivari