1 – Shejkh Albani: Ne e themi hapur fare se nuk ka asnjë gjë në Islam që quhet “sufizëm” apo “sufizëm islamik”. Ky emër është i huaj, njësoj si shumë gjëra të tjera që kanë hyrë mes muslimanëve, disa i pasojnë ato për shkak të disa dyshimeve që atyre u duken si argumente, kurse disa të tjerë i pasojnë për shkak të epsheve të tyre. Sufizmi islamik është njësoj si ilahitë (enashidet) islamike, të cilat nuk kanë asnjë bazë qoftë në Kur’an apo në Sunet.
2 – Shejkh Albani: Nuk duhet të thuhet që ka sufizëm të mirë dhe ka sufizëm të keq, sepse ajo që gjendet në Kur’an dhe Sunet mjafton dhe s’ka nevojë fare për ato (lloje të Sufizmit).
3 – Shejkh Albani: Sufizmi i ngjan murgjërisë që e shpikën të Krishterët në fenë e tyre, gjë të cilën Allahu nuk ua urdhëroi atyre.
4 – Shejkh bin Baz: Të gjitha tarikatet sufiste, qoftë tarikati “Burhani” apo “Shadhili” apo “Tixhani” apo çdo tarikat tjetër sufist, që të gjitha ato janë të rrezikshme. Është detyrë që të ruhesh dhe të qëndrosh larg tyre dhe mos t’u zësh besë, sepse disa lloje tarikatesh janë qafira e disa të tjera nuk janë. Prandaj, besimtari duhet të qëndrojë larg nga librat e Sufistëve dhe s’duhet t’i lexojë, sepse ato përmbajnë gjëra të pavërteta dhe sherr të madh.
Kështu që ti, o robi Allahut, duhet të qëndrosh larg nga tarikatet sufiste dhe duhet të lexosh librat e Ehli Sunetit dhe Xhematit, në të cilat ka mirësi dhe sqarim për Librin e Allahut dhe Sunetin e të Dërguarit të Tij – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –, sepse ato të mjaftojnë ty.
5 – Shejkh Uthejmini: Rruga sufiste është rrugë e shpikur, për të cilën Allahu s’ka zbritur asnjë argument. Atë rrugë nuk e ndoqi as i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem , as Prijësit e Drejtë dhe as Imamët e Udhëzuar.
6 – Shejkh Salih el-Luhajdan: Selefët nuk kanë pasur sufizëm, Sahabët kanë pasur vetëm davet, këshillim dhe xhihad kundër qafirave etj., dhe ata nuk kanë qenë sufista.
7 – Pyetje: A ka sufizëm të lavdëruar?
Përgjigje nga Shejkh Abbadi: Sufizmi është i qortuar. Shumicën e rasteve sufizmi përdoret si term për gjërat e qortuara. Sufizmi ka rrugë të shumta. Secili ka rrugën e tij dhe që të gjitha ato janë prej bidateve të shpikura.
8 – Pyetje: A mund të themi që ka sufizëm të lavdëruar dhe ka sufizëm të qortuar?
Përgjigje nga Shejkh Feuzani: Jo o vëlla, sufizmi i gjithi është i shpikur. Nëse do hakun, atëherë kapu mbas Sunetit, ndiqe Sunetin e të Dërguarit të Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem.
Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org
Përktheu: Alban Malaj