Ihsan ilahij Dhahir (Allahu e pranoftë shehid!)
Origjina është një dhe burimi është një, madje Shi’izmi është origjina! Unë sa më shumë që thellohesha, sa herë që lexoja ndonjë libër sufi, sa herë që lexoja ndonjë transmetim sufi, gjeja përpara vetes sime që ai ishte transmetim i shijave. Sa herë që lexoja ndonjë transmetim të sufistave, shikoja që ai është edhe transmetim i shijave dhe çuditesha akoma më shumë! Si ka mundësi! Ndoshta ishte libër i shijave! E ktheja dhe shikoja kopertinën e tij, shikoja autorin e tij, ai është libër sufi, mirëpo transmetimi është i shijave! Sa më shumë që futesha në ato transmetime, arrija në një përfundim.
Ky përfundim, siç do ta shikoni me lejen e Allahut, kur të dalë libri, me mirësinë e Allahut, është bazuar në katërqind libra të sufistave, të cilëve u jam referuar. Ky përfundim është se: origjina e sufizmit dhe burimi i sufizmit është shi’izmi. Sepse ata që e themeluan sufizmin ishin shija. Ata që e themeluan sufizmin ishin shija! Kur kam hulumtuar, kam gjetur se njeriu i parë i cili u titullua me nofkën “sufi”, personi i parë në historinë islame që u titullua me nofkën “sufi” ishte Xhabir Ibën Hajjan. Dhe të dyja palët, Sunitët dhe Shijat, kanë konsensus që ai ishte shija! Shijat thonë që ai është nxënës i Xha’fer Ibën Bakir. Bëhet fjalë për Xha’ferin e Shijave jo për Xha’ferin e Sunitëve. Pastaj hulumtova për kokat, për personalitetet dhe për klerikët e sufizmit, dhe gjeta se, shi’izmi i dukshëm vjen nga shi’izmi sekret (sufizmi). Këtë detaj madje nuk e kanë ditur as imamët e Ehli Sunetit, kështu siç e kam zbuluar unë.”
Ka thënë Ali el-Kurani, një prej kokave të Shijave sot: “Baza e Sufistave është që t’i bëjnë dhikër Allahut, pra, është dhikri për Allahun dhe ibadeti për Allahun. Domethënë, Sufizmi konsiston në tarikate që i bëjnë dhikër dhe ibadet Allahut. Ne nuk jemi kundër Sufizmit. Nëse shohim gabim nga ata, atëherë kritikojmë vetëm atë gabim. Po kështu, të njëjtin qëndrim mbajmë me të gjitha medh`hebet e tjera. Por ama Vehabistat jo, ata nuk kanë sufizëm. Prandaj, nëse do që ta pastrosh një vend nga Vehabizmi, atëherë forco Sufistat. Drejtimi Sufist është armik i zakonshëm kundër Vehabistave dhe ne bashkëpunojmë me Sufistat kundër tyre.”
Përktheu: Alban Malaj