Autor: Shejkh Salih Ibën Muhammed el-Luhajdan
Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=125023
Për sa i përket Ikhuanul-Muslimunëve, unë shpresoj që ata të mos marrin pushtet në asnjë vend Islamik dhe që të mos jetë pushteti i tyre. Ata me punën e tyre nuk përpiqen që ta ndihmojnë Akijden dhe ta ngrejnë lart pozitën e saj. Puna e tyre më së shumti përqëndrohet në kërkimin e pushtetit dhe këtu ata e shohin fjalën e udhëheqësit si ligjvënie e zbritur nga qielli, udhëheqësi i përgjithshëm i tyre, dhe nuk ia lejojnë askujt që të dalë nga bindja e tij, si dhe gjëra të tjera, të shumta.
Ata mendojnë se marrshimi duhet të jetë Islamik, edhe nëqoftëse ky në të djathtë është Rrafidi, kurse i dyte në të majtë është Socialist, e tjetri kështu, e ai tjetri kështu... në veprat e Ikhuanul-Muslimin ka sufizëm, sufizëm të rëndë të cilin ata nuk e refuzojnë. Ai arrin deri në Uahdetul-Vuxhuud (Njëshmërinë e Krijuesit me krijesat). Madje njëri nga drejtuesit apo kryetarët e tyre shkonte në ditët e festave tek shejkhu i meshejkhave (të Sufive) në Egjipt. Në Egjipt janë meshejkhat e Ez`herit dhe meshejkhat e Sufizmit, sikur të jenë njësoj. Dhe nëse sufizmi arrin gjer në Uahdetul-Vuxhuud, ai bëhet po aq mizor sikur sufizmi i të famshmit Ibën Arabij dhe atyre që ndoqën rrugën e tij apo që i paraprinë rrugës së tij.
Kështu pra, unë shpresoj nga Allahu Xhel-le ue ‘Alaa që Ikhuanul-Muslimun të mos qeverisin në Egjipt dhe të mos kenë dorë në pushtetin në Egjipt dhe në asnjë vend tjetër nga vendet e Muslimanëve. Po.
Përktheu Alban Malaj