Bismilah...

Autor: Shejkh ‘Aid esh-Shimerij

Pyetje: Allahu ju dhëntë të mira, ky pyetës thotë: Cila është lidhja midis xhematit të Ikhuanul-Musliminëve dhe Shijave? Allahu i poshtëroftë.

Përgjigje: Me emrin e Allahut, të gjitha lavdet janë vetëm për Allahun, lavdërimet dhe shpëtimi qofshin për të Dërguarin e Allahut.

Më tej:

Sa i përket lidhjes midis Ikhuanul-Musliminëve dhe Shijave, këtë e kemi sqaruar në një artikull ku mund t’i ktheheni. Shkruaj në google: “Tahdhiru el-Muslimin min Tehalufi Deuleti el-Ikhuanul-Muslimin el-Kadimeh ue Deulet Iran el-Kaimeh ue Deur el-Kardauij – (Paralajmërimi i Muslimanëve për Aleancën e shtetit të ardhshëm të Ikhuanul-Musliminëve dhe shtetit aktual të Iranit, si dhe roli i (Jusuf) Kardauit).”

Këtë artikull mund ta gjeni (në google). Aty ka argumente nga librat e Kardauit, nga librat e Hasan el-Bennas, nga Ikhuanët përgjatë historisë, dhe të tjera. I kemi transmetuar të gjitha argumentet për sa i përket lidhjes së tyre me Rafidijt, saqë Kardaui thotë në librin e tij “Ummetuna bejne Karnejn” i botuar në vitin 2000, aty thotë: “Nuk e kanë ngritur Islamin në këtë kohë përveç se dy shtete: shteti i parë është shteti i Imam el-Khumejnit, në të cilin shtet e zbatoi Islamin në akide, në adhurim dhe në transaksione,” e deri në fund të asaj që thotë ai. Pastaj ai thotë: “Revolucioni i Khumejnit përfitoi nga zgjimi, dhe se zgjimi përftoi nga revolucioni i Khumejnit.” Të gjitha atë që kemi thënë është e bazuar në argumente. A është e qartë?

Po ashtu, kemi përmendur gjëra të tjera nga librat e tyre, kështu që ai i cili dëshiron të zgjerohet më shumë dhe të shikojë referencat, le t’i kthehet këtij artikulli që është i pranishëm dhe i transkriptuar. Pra, ekziston një lidhje e fortë dhe shumë besnike midis Rafidijve dhe Ikhuanul-Musliminëve. Ndërsa disa çështje që po i shikoni tani, këtë e quajnë thjesht një fazë provizore. Pra, nëse ndonjëherë shohim se Shijat apo Ikhuanët fillojnë ta kërcënojnë shtetin e Ikhuanul-Musliminëve (në kohën e qeverisjes së Muhamed Mursit ne Egjipt), ai (Kardaui) fillon flet kundër Shijave. Pas kësaj, nëse kjo çështje mbaron, fillon të bëjë aleanca me Shijat. Pra, kjo çështje nuk e ka pikënisjen në akide; nuk është se ai i urren Shijat se ata flasin keq për Sahabët, se ata kanë shirk, se kanë këtë e këtë. Jo! Nëse ai do të kishte këtë mendim, nuk do t’i kishte lavdëruar ata më përpara.

Që do të thotë se, Kardaui nëse do të kishte mendimin se ka armiqësi kundrejt Shijave për shkak se ata kanë shirk të madh, mohojnë Cilësitë (e Allahut), bëjnë tekfir ndaj Sahabëve dhe ndaj Nënës së Besimtarëve – Aishes, që prej kohësh do t’i kishte shpallur ata të devijuar e nuk do të kishte thënë: “Khumejni ka ngritur shtet Islam.” Nuk do ta kishte thënë këtë! Apo jo?

Kurse tani, ky gënjeshtar (Kardaui) që thërret për në xhihad kundër Shijave dhe të tjerëve, kjo është një nga mashtrimet politike përmes diktimeve që vijnë nga jashtë; ka diktime që i vijnë atij nga ata që i japin lek, ata ia kanë diktuar këto gjëra sepse ka një komplot, komplot nga ana e Amerikës dhe të tjerëve. Nga mesi i komploteve të tyre është që të ngjallin një luftë Sunnite – Shi’ite në këtë rajon, gjë që do ta bëjë vendin tonë (Arabinë Saudite) të hyjë në luftë me Iranin, Shijat dhe minoritetet, dhe si pasojë e kësaj, të hyjmë në një kaos me përmasa botërore. Dhe pas kësaj, Amerika dhe Evropa të kenë mundësi të gjejnë shtete të dobëta që i kanë dobësuar luftërat. Ky është komplot. A është e qartë?

Ata (Ikhuanët) tani duan që... ata e shohin Hizbullahin apo hizbushejtan-in (partinë e shejtanit) që hyn në Siri, megjithëkëtë, ata e lënë atë. E ke të qartë? Ata (Ikhuanët) e shohin nusajriun Beshar el-Esed i cili e vret Ehli Sunnetin që prej dy vitesh, kurse ata e lënë atë. Ata duan që të ketë një luftë Sunnite – Shi’ite, në mënyrë që Muslimanët të mos merren me Izraelin dhe vazhdimësinë e kolonizimeve të tij, dhe si rrjedhojë, qëndrimi i Arabëve dhe Muslimanëve të dobësohet kundrejt Izraelit dhe të tjerëve.

Po ua them troç, me gjuhë të kulluar Arabe: ata duan që ta tërheqin Saudinë drejt një lufte çfarëdo qoftë ajo; duan që ta zvarrisin Saudinë drejt një rreziku çfarëdo qoftë ai. Saqë edhe organizata e Al-Kaidas kur bënte shpërthime këtu, mendonin se do të kenë sukses me shpërthimet në provincën perëndimore (të Arabisë Saudite) gjë që do të bënte që ata (Amerika dhe Evropa) të intervenonin dhe pas kësaj të bëhet një luftë dhe konflikt siç ndodhi në Irak dhe vende tjera. Por lavdi Allahut, Allahu e ruajti këtë vend (Arabinë Saudite) dhe udhëheqësit tanë kishin urtësi dhe vendosmëri.

Populli Saudit mbajti qëndrim unik, dhe si pasojë e kësaj, plani i parë i tyre dështoi. Ata (Ikhuanët) tani kanë kaluar nga plani i organizatës së Al-Kaidas tek plani i Shijave, me shpresë se ky plan do të ketë sukses që ky vend të futet në kaos kreativ, të cilën e quajnë “kaos kreativ,” në mënyrë që pas kësaj, vëmendja të përqendrohet tek rendi i ri rajonit sipas interesave të shteteve (të huaja) që bëjnë plane për 50 vitet e ardhshme, pasi që të kenë mbaruar komplotet e tyre të cilat janë përcaktuar më herët.

Por, lavdi dhe mirësia i takon Allahut, njerëzit janë syhapur dhe ne – me lejen e Allahut – do ta shkatërrojmë planin e Ikhuanul-Musliminëve që të mos cënohet siguria e këtij vatani. Ne – me lejen e Allahut – do ta prishim planin e liberalistëve, të cilët thërrasin në prishje të akides, të moralit dhe gjëra të tjera, me qëllim që të ketë konflikte midis popullit Saudit, gjë që do ta kërkojë nevoja për një intervenim nga jashtë për imponim të një monarkie konstitucionale apo për një imponim të Liberalizmit apo të tjera pos këtyre, dhe t’i jepet fund Sheriatit Islam. Këto komplote janë të njohura dhe ata ecin drejt kësaj rruge. Por – me lejen e Allahut – kanë për të dështuar liberalistët, do të dështojnë Ikhuanul-Muslimunët, do të dështojnë Safauijt (Shijat), do të dështojnë armiqtë e këtij shteti kudo qofshin ata – falë lavdisë së Allahut, pastaj falë mundit tuaj, pastaj falë mundit të bijve të këtij vendi, siç janë të shquarit, dijetarët, publicistët, poetët, intelektualët, baballarët, nënat, bijtë e fiseve, kryetarët e fiseve, gjeneralët si dhe të tjerët. Ky plan ka për të dështuar me lejen e Allahut dhe s’kanë për të përparuar me këtë plan – me lejen e Allahut të Plotfuqishëm e të Madhëruar – përveç se që të shkelin mbi kufomat tona.

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari