Bismilah...

Autor: Shejkh Mukbil Ibn Hadi el-Uadi’i

Burimi: Tuhfetul-Muxhijb ‘an Es`iletil-Haadir uel-Garijb (pyetja n. 77)

Pyetje: A hyjnë Ikhuanul-Muslimun në Grupin e Shpëtuar dhe Palën e Ndihmuar, Ehli-Suneti dhe Xhemati si menhexh dhe si individë apo jo?

 

Përgjigje: Për sa i përket menhexhit, ai është menhexh i shpikur nga themeluesi i tij që në themelin e tij. Themeluesi i tij bënte tauaf nëpër varre dhe ai është Hasen el-Bena. Ai thërret për afrim midis Sunitëve dhe Shijave dhe e feston mevludin. Dhe menhexhi (i Ikhuanul-Muslimun) që në themel është menhexh i shpikur e i devijuar.

Kurse për sa i përket individëve, ne s’mund t’u japim atyre një gjykim të përgjithshëm. Kështu që, kush i ka njohur idetë e Bidatçiut Hasen el-Bena dhe pastaj i ka ndjekur ato, atëherë ai është i devijuar. Dhe kush nuk e ka ditur këtë dhe iu bashkangjit atyre në emër të ndihmimit të Islamit dhe Muslimanëve, mirëpo ai nuk është në dijeni për realitetin e tyre, atëherë ne s’mund ta gjykojmë atë, mirëpo ne e konsiderojmë atë gabimtar dhe ai duhet të ndryshojë mendim që të mos e çoj dëm jetën e tij mbas ilahive, aktrimeve dhe shfrytëzimin e rastit për të mbledhur para.

 

Përktheu: Alban Malaj