Bismilah...

Autor: Ahmed Ibn Umer Bazmul

Burimi: https://www.radiosunna.com/articles_169.html

 

Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Lavdia dhe falënderimet i takojnë vetëm Allahut, lavdërimi dhe paqja e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Allahut, e më pas:

Jam pyetur për cilësimin që u kam bërë njerëzve të fitnes dhe të sherrit, siç janë bishtat e Hadadive, se këta gjurmojnë gabimet e selefive; pra, a është i qortuar gjurmimi i gabimeve?

Dhe përgjigja është siç vijon:

Së pari: Njerëzit e fitneve dhe trazirave, të cilët shfaqen sikur janë selefi, por ndërkohë ata i luftojnë selefit e nuk ndalen së bëri trazira dhe e përziejnë të vërtetën me të kotën; dhe prej gjërave që bëjnë ata është pështjellimi i tyre në çështjen e mbledhjes së këtyre gabimeve. Kështu që, ata e bënë menhexhin e Hadadive sikur ai të jetë menhexhi i Selefëve në refuzimin e gabimit, por mes këtyre dy menhexheve ka dallim shumë të madh, i cili do të bëhet i qartë në vijim.

Së dyti: Selefitë e refuzojnë gabimin në të cilin ka rënë pasuesi i Sunetit duke ia ruajtur nderin atij. Kurse ata Hadadit e infiltruar nuk ia ruajnë nderin pasuesit të Sunetit, porse e kërcënojnë selefiun, i largojnë njerëzit nga ai dhe i mveshin cilësi të shëmtuara!

Së treti: Selefitë i mbledhin gabimet me qëllim që t'i refuzojnë ato dhe ta ndihmojnë gabimtarin që të kthehet tek e vërteta, kurse ata Hadadit e infiltruar i mbledhin gabimet që ta rrëzojnë selefiun. Pra, ata nuk janë transparentë dhe as nuk i përmendin gabimet, porse ata thonë për selefiun: “Ai ka gabime!” Kur atyre u kërkohet që t'i sqarojnë ato gabime, ata nuk përmendin gjë. Sikur të ishin këshillues të sinqertë, ata do ta këshillonin selefiun që të largohej prej atyre gabimeve. Prej gjërave që tregojnë për qëllimin e fëlliqur të këtyre Hadadive të infiltruar është se ata i mbledhin gabimet për vite të tëra dhe nuk i shfaqin ato vetëm se atëherë kur duan ta rrëzojnë selefiun! Ndërsa selefiu është këshillues i sinqertë, këshillon menjëherë!

Së katërti: Selefitë bëjnë dallim mes gabimit të bërë me dashje dhe gabimit të bërë pa dashje. Selefijt nuk i konsiderojnë gabimet, prej të cilave nuk shpëton askush prej njerëzve, rrugë dhe menhexh. Kurse këta Hadadit e infiltruar këto i konsiderojnë rrugë dhe menhexh të njeriut! Kjo është padrejtësi dhe shpifje ndaj të pafajshmëve, madje ata Hadadij të infiltruar paralajmërojnë edhe për disa gabime prej të cilave selefiu është kthyer dhe është penduar!

Së pesti: Unë i paralajmëroj vëllezërit e mi selefij që të mos jenë ndihmues të këtyre Hadadive të infiltruar, në goditjen që u bëjnë vëllezërve të tyre selefij të pafajshëm e të nderuar, dhe mos u mashtroni prej tyre për shkak se ata të thonë ty që ata i mbështet shejkh filani apo shejkh fisteku, sepse dijetarët selefi janë të pastër nga ky menhexh i fëlliqur Hadadij dhe nga ata që pajtohen me këta Hadadij, të cilët pretendojnë selefizmin, e sidomos prej atyre që dalin në krye për të dhënë mësim! Sepse të tillët marrin gjykimin e atyre Hadadive, nëse e dinë gjendjen e tyre dhe pajtohen me ta!

 

Përktheu: Servet Mata