Bismilah...

Shejkh Muhamed Nasirud-Din el-Albani

Pyetje:

A i lejohet ndonjërit nga muslimanët që të luaj rolin e ndonjë Kafiri, kështu, të betohet në Latin dhe të shajë Muhamedin (salavatet dhe selamet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij), duke u argumentuar se ky aktrim bëhet për ndonjë situatë (të caktuar) të biografisë së Profetit?

Përgjigje:

Nuk lejohet kjo gjë absolutisht, në çfarëdolloj aspekti qoftë. Madje, edhe sikur të ishte pyetja: “A lejohet vet aktrimi, pa këtë kufër?! - përgjigja do të ishte: "Nuk lejohet." Atëherë si qëndron çështja kur në pyetje thuhet se ai e thotë Kufrin?! Është e vërtetë se çështja është ashtu siç kanë thënë dijetarët: “Transmetuesi i kufrit nuk është Kafir.”

Ky që e merr si punë apo si profesion aktrimin e fjalëve të një personi Kafir, asgjë nuk e detyron atë që ta bëjë këtë aktrim, e rrjedhimisht të thotë fjalë kufri, sepse origjina e çështjes së aktrimit në këtë kohë dhe neve na vjen shumë keq... (ndërprerje...) janë përfshirë edhe muslimanët dhe i imituan qafirat, ata të cilët nuk e bëjnë haram atë që e bën haram Allahu dhe i Dërguari i Tij, kështu e morën për profesion aktrimin duke i imituar Kufarët, duke mos u treguar të kujdesshëm se çfarë shkeljesh të Sheriatit Islamik mund të vijnë si pasojë e marrjes së këtij lloji të profesionit, që nga përngjasimi me qafirat, përngjasimi i burrave me gratë, ndoshta edhe përzierja e burrave me gratë në disa aktrime. Të gjitha këto nuk lejohen në Islam.

Kurse ata të cilët po imitohen, ata Evropianë të cilët ne i imitojmë - ata nuk kanë ndonjë gjë që quhet hallall dhe haram dhe nga këtu shfaqet sëmundja e shkujdesjes së Muslimanëve të cilët po dihatin duke vrapuar mbas qafirave, duke mos marrë parasysh dallimin në mes tyre, domethënë mes Muslimanëve dhe mes atyre kufarëve të cilët po i imitojnë.

Video në AudioSelefi.org

Perktheu: Jeton Shasivari