[Tejsiir el-Kerijm er-Rrahman fij Tefsiir Kelami el-Menan, fq.1030]
Allahu i Lartësuar ka thënë:
وَأَطِيعُوا اللَّهَ وَأَطِيعُوا الرَّسُولَ فَإِنْ تَوَلَّيْتُمْ فَإِنَّمَا عَلَى رَسُولِنَا الْبَلاغُ الْمُبِينُ
“Bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit! E nëse ju largoheni, atëherë detyra e të Dërguarit Tonë është vetëm që të përcjellë qartë (Mesazhin Hyjnor).” et-Tegabun, 12
Ka thënë Shejkh ‘Abdur-Rrahman Ibn Nasir es-Se’adij (rahimehullah) në komentimin e këtij ajeti:
Thënia e Tij “Bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit” – domethënë, në zbatimin e urdhërave të tij dhe largimin nga ndalesat e tij, ngase me të vërtetë bindja ndaj Allahut dhe bindja ndaj të Dërguarit të Tij është boshti i lumturisë dhe adresa e shpëtimit;
“E nëse ju largoheni” – domethënë, nga bindja ndaj Allahut dhe nga bindja ndaj të Dërguarit të Tij;
“atëherë detyra e të Dërguarit Tonë është vetëm që të përcjellë qartë” - domethënë, t’ju përcjellë juve shkoqitur dhe qartazi atë që ju ka zbritur Allahu që juve t’ju ngrihet argumenti; dhe ai nuk ka asgjë në dorë për udhëzimin dhe për llogarinë tuaj, por në të vërtetë Ai i Cili e di të dukshmen dhe të padukshmen, ju merr në llogari se sa i bindeni Allahut dhe sa i bindeni të Dërguarit të Tij, apo nëse nuk i bindeni fare.”
Përktheu: Alban Malaj