Bismilah...

Autor: Shemsuddin el-Kurtubij (671 h.)

Burimi: el-Xhamiu li Ahkamil Kuran, 10/301

 

 

Allahu i Lartësuar thotë në Kuran:

﴿لَقَدْ خَلَقْنَا الْإِنسَانَ فِي كَبَدٍ﴾

“Ne e krijuam njeriun në vështirësi (të njëpasnjëshme).” El-Beled, 4

 

Komentimi i Kurtubiut – Allahu e mëshiroftë:

Dijetarët tanë kanë thënë: ‘Vështirësia e parë që has njeriu është prerja e kërthizës. Pastaj kur lidhet dhe mbështillet si fëmijë djepi, e kap vështirësia e ngushtimit dhe lodhjes; pastaj vjen vështirësia e pirjes së qumështit nga gjiri i nënës. Nëse ai e le qumështin, ligështohet. Pastaj e kaplon vështirësia e daljes së dhëmbëve dhe lëvizjes së gjuhës; pastaj shfaqet vështirësia e shkëputjes nga gjiri që është më e rëndë se goditja me shuplakë; pastaj vjen vështirësia e synetllëkut, dhimbjes dhe brengave; pastaj përballet me vështirësitë që ka me mësuesin dhe autoritetin i tij, edukatorin dhe urdhrat e tij dhe profesorin dhe prestigjin i tij; pastaj e zë meraku i martesës dhe ngutja për t’u martuar sa më shpejt; pastaj e zënë hallet e fëmijëve...

Pastaj e mundon brenga e ndërtimit të shtëpisë dhe pallateve; pastaj vjen pleqëria dhe paaftësia, dobësimi i gjunjëve dhe këmbëve... pas të gjitha këtyre vjen vdekja; pastaj marrja në pyetje nga ana e Melekut, shtrëngimi i varrit dhe errësira e tij; pastaj ringjallja dhe dalja para Allahut, derisa të vendoset në një vend të caktuar ku do të qëndrojë: në Xhenet ose në Zjarr. Allahu i Lartësuar thotë:

﴿لَقَدْ خَلَقْنَا الْإِنسَانَ فِي كَبَدٍ﴾

“Ne e krijuam njeriun në vështirësi (të njëpasnjëshme).” El-Beled, 4

Nëse njeriu do t’i kishte në dorë këto gjëra, nuk do t’i kishte zgjedhur këto vështirësi, por gjithë këto tregojnë se ai ka një Krijues që e sundon dhe e drejton atë. Ai ka caktuar këto etapa për të në mënyrë që ai t’u bindet urdhrave të Tij.

 

Përktheu: Jeton Shasivari

16 Rexheb 1440 h.

23 Mars 2019