Shiko! Pasha Allahun! Unë tani gjendem para Qabes. Pasha Allahun e Madhëruar! Njerëzit që e duan më shumë të Dërguarin e Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, janë ata që ndjekin gjurmët dhe Sunetin e tij. Si pohon që e do të Dërguarin e Allahut kur ti vetëm e përmend emrin e tij dhe pretendon se e do atë, ndërsa ti i kundërshton fenë dhe rrugën e tij! Vepra jote të përgënjeshtron ty përpara se të të përgënjeshtrojnë njerëzit.
Dashuria për të Dërguarin e Allahut është gjë e madhe. Nuk e do të Dërguarin e Allahut vetëm se ai që e ndjek atë. Po të jap një shembull të thjeshtë dhe të kapshëm: Kush dyshon në shoqërimin e Enesit, radijAllahu anhu, me Pejgamberin! Ai e shoqëroi Pejgamberin, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, për dhjetë vite. Kur Enesi arriti moshën e pjekurisë, tha: “Dita më e vështirë ishte dita kur arrita moshën e pjekurisë, sepse nuk kisha më mundësi të futem në shtëpinë e grave të Pejgamberit, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.” Ai e shoqëroi Pejgamberin, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, për dhjetë vite, e donte dhe pasonte atë.
Nga dashuria që kishte për Pejgamberin, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ai thotë: “Unë e pëlqeja ushqimin e gatuar me kungull për shkak se Pejgamberi e pëlqente kungullin.” Ky parim nuk është Sunet. Por ky njeri nga dashuria që kishte për të, filloi ta pëlqente kungullin.
Ti i dëgjon fjalët e të Dërguarit të Allahut që të ndalojnë të madhërosh dikë tjetër përveç Allahut, të Plotfuqishëm dhe të Madhëruar, e cila është një bazë themelore, pastaj e kundërshton atë dhe thua: “Unë e dua të Dërguarin e Allahut!” Ti gënjen! Ai që e do të Dërguarin e Allahut, nuk lutet duke thënë: “O i Dërguari i Allahut!” Jo! I Dërguari thotë: “Mos më lutuni mua dhe mos më madhëroni ashtu siç është madhëruan Isain, birin e Merjemes!” Ai thoshte: “Madhërojeni Allahun, të Pastrin nga çdo mangësi dhe të Lartësuarin.”
I Dërguari është një rob i Allahut dhe ai të thërret ty që të jesh një ndër robërit e Allahut. Nëse e do të Dërguarin e Allahut, atëherë ndiqe atë.
قُلْ إِن كُنتُمْ تُحِبُّونَ ٱللَّهَ
“Thuaj (o Muhamed): Nëse ju e doni Allahun...”
Ai është më i Madhështori, i Lartësuari.
فَٱتَّبِعُونِى يُحْبِبْكُمُ ٱللَّهُ
“...atëherë më ndiqni mua që Allahu t’ju dojë juve.”
Përktheu: Jeton Shasivari