Bismilah...

Autor: Muhamed ibën Salih el-Uthejmin

 

Njeriu argumentohet me gjurmët për të treguar për gjurmëlënësin. Për këtë arsye një proverb thotë:

“Bajga vërteton për ekzistencën e devesë...”

Kjo është përgjigja e beduinit arab kur u pyet: “Si e njohe Zotin Tënd?” Ai tha: “Kështu në mënyrë spontane.” 

“Bajga vërteton për ekzistencën e devesë,” e zgjodhi këtë ngase ai ishte beduin dhe nuk di tjetër përveç devesë.

“Bajga vërteton për ekzistencën e devesë dhe gjurma tregon për këmbësorin...”

Apo jo? Nëse shikon gjurmë e këmbës në tokë, nxjerr konkluzion se dikush ka ecur në të.

“Qielli me plotë yje, toka me plotë lugina dhe detrat me gjithë ato dallgë, a nuk vërtetojnë këto për Shikuesin, Dëgjuesin (Allahun)?”

Përgjigja është: S’ka dyshim se po. Ky beduin u argumentua me shenjat e universit për të treguar ekzistencën dhe fuqinë e Allahut.

 

Përktheu: Abdullah Beqiri

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org