Bismilah...

Burimi: Sherhu Kitab Mendhumetu el-Adab (Abdul-Kauij el-Merdauij), nr. i pyetjes 954

Pyetje: A i lejohet gruas që pas martesës të heqë dorë nga mbiemri i saj dhe të marrë mbiemrin e familjes së burrit, siç bëjnë në perëndim?

Përgjigje: Nuk i lejohet njeriut të përcaktojë atësi tjetër përveç atësisë së babait të vet. Është haram në Islam që njeriu të përcaktohet se ka atësi tjetër e jo atë të babait të vet. Kjo ndalohet si për burrin ashtu edhe për gruan. Për këtë ka kërcënim shumë të rëndë. I mallkuar është robi që i përkatësohet një pronari tjetër apo ai që i përkatësohet një atësie tjetër e jo atësisë së babait të vet. Kjo nuk lejohet kurrsesi.

Përktheu: Jeton Shasivari