Bismilah...

Autor: Abdur-Rezzak bin Abdul-Muhsin el-‘Abbad el-Bedër

Burimi: Kitabu edh-Dhikri ued-Du’a, fq. 167

 

أَعُوذُ بِاللهِ مِنَ الشَّيْطانِ الرَجِيم

"E'uudhu bil-Lahi minesh-shejtanirr-rraxhiim.”

“Kërkoj mbrojtjen e Allahut prej shejtanit të mallkuar!” [1]

_________________

[1] Transmetohet nga Sulejman bin Sardin, radijAllahu anhu, se ka thënë: “Përderisa po rrinim ulur me Pejgamberin një burrë e shau një tjetër, kurse ai ia ktheu duke e sharë shokun e tij me shumë mllef, saqë u skuq në fytyrë. Në atë çast, Pejgamberi tha: “Unë di një fjalë që nëse e thotë ai, do t’i largohej hidhërimi që ndjen përbrenda. Ajo fjalë është nëse ai thotë: “Kërkoj Mbrojtjen e Allahut prej shejtanit të mallkuar!” Ata (sahabët) i thanë atij njeriut: “A nuk po dëgjon se çfarë thotë Pejgamberi ?” Ai u tha: “Unë s’jam budalla!” Transmetojnë Bukhariu (6115) dhe Muslimi (2610).

 

Përktheu: Jeton Shasivari