Autor: Shejkh Hamud bin Abdullah et-Tuejxhri
Burimi: Taglidhu el-Melam ‘ala el-Muteseri’ine ila el-Futja ue Tag-jiir el-Ahkam, fq. 37
Fetvaja e lëshuar që nuk bazohet në dituri është shkak për devijim dhe është derë e devijimit të vetes dhe të tjerëve, siç u përmend tekstualisht në hadithin e Abdullah bin Umerit në të cilin ka ardhur lajmërimi për largimin e diturisë.
Le të ketë kujdes besimtari që është këshillues i vetes së tij, nga ndjekja e gabimeve të dijetarëve dhe marrja e lëshimeve të tyre sepse gabimet e tyre janë shkatërrimtare për Islamin. Ai që kapet pas lëshimeve të tyre, tek ai është tubuar i gjithë sherri.
Është përcjellë nga Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – se ai kishte frikë për ummetin e tij nga gabimet e dijetarëve. Për këtë kanë ardhur një numër hadithesh:
I pari:
Ajo që ka transmetuar Taberanij në “es-Sagir” nga Mu’adh bin Xhebeli – radijAllahu ‘anhu – i cili ka thënë: ka thënë i dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘aljehi ue sel-lem:
إِنِّي أَخَافُ عَلَيْكُمْ ثَلاثًا ،و هى كَائِنات ، زَلَّةُ عَالِمٍ ، وَجِدَالُ مُنَافِقٍ بِالْقُرْآنِ ، وَدُنْيَا تَفْتَحُ عَلَيْكُمْ
“Kam frikë për ju për tre gjëra, të cilat janë të pranishme: gabimi i dijetarit, polemika e munafikut me Kuran [1] dhe hapja e dunjasë për ju (duke u dhënë pas saj).”
I dyti:
Transmeton Taberanij në “el-Kebir” nga Ebu Derda – radijAllahu ‘anhu – se i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – ka thënë:
“Kam frikë për ummetin nga tre gjëra...” dhe midis tyre përmendi edhe gabimin e dijetarit.
I treti:
Atë që ka transmetuar Bejhakiu nga Ibën Umeri – radijAllahu ‘anhuma – nga Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – se ka thënë:
“Janë tre gjëra për të cilat më së shumti kam frikë për Umetin tim...” dhe i përmendi ato, njëra ndër to ishte gabimi i dijetarit.
I katërti:
Ajo që ka përcjellë Ebu N’uajmi në “el-Hiljeh” dhe Ibën Abdul-Berr në librin “Xham’iu Bejani el-‘Ilmi ue Fadlihi,” nga ‘Amër ibën ‘Aud el-Muzenij – radijAllahu anhu – se ka thënë: kam dëgjuar Pejgmaberin – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – të thotë:
إني أخاف على أمتي من بعدي ثلاثة أعمال. قالوا: وما هي يا رسول الله؟ قال: زلة عالم، وحكم جائر، وهوى متَّبَع
“Vërtet kam frikë për umetin tim pas meje për tre vepra.” (Sahabët) i thanë: “Cilat janë ato o i Dërguari i Allahut?” Ai tha: “Gabimi i dijetarit, gjykimi i padrejtë dhe epshi që pasohet.”
Për zinxhirin e këtyre katër hadithe ka kritika, por ato e përforcojnë njëri-tjetrin. Argument për këto është ajo që ka transmetu Darimiju me zinxhir të mirë nga Zijad bin Hudejr i cili ka thënë:
هَلْ تَعْرِفُ مَا يَهْدِمُ الْإِسْلَامَ؟ قَالَ: قُلْتُ: لَا، قَالَ: يَهْدِمُهُ زَلَّةُ الْعَالِمِ، وَجِدَالُ الْمُنَافِقِ بِالْكِتَابِ، وَحُكْمُ الْأَئِمَّةِ الْمُضِلِّينَ
Më ka thënë Umeri – radijAllahu ‘anhu “A e di se çfarë e shkatërron Islamin?” I thashë: Nuk e di. Më tha: “Atë e shkatërron: gabimi i dijetarit, polemika e munafikut me Kuran dhe gjykimi i imamëve (dijetarëve dhe udhëheqësve) që devijojnë të tjerët.”
E ka transmetuar Ibën Abdul-Berr me rrugë të ngjashme transmetimi si ky.
Transmeton Imam Ahmed në “ez-Zuhd” nga Ebi Derda – radijAllahu ‘anhu se ai ka thënë:
“Kam frik për ju nga gabimi i dijetarit dhe polemika e munafikut me Kuran.”
E ka transmetuar Ibën Abdul-Berr në librin ““Xham’iu Bejani el-‘Ilmi ue Fadlihi,” një hadith të ngjashëm si ky. Po ashtu edhe nga Selmani – radijAllahu ‘anhu – është transmetuar një i ngjashëm me të.
Transmeton Ebu Daudi dhe Hakimi nga Jezid bin Amirah, nga Mu’adh bin Xhebel – radijAllahu ‘anhu – se ka thënë:
“Ju paralajmëroj që të keni kujdes nga rrëshqitja dhe gabimi i të urtit, sepse shejtani mund të thotë një fjalë devijimi me gjuhën e të urtit dhe munafiku mund të thotë një fjalë të vërtetë.” I thashë Mu’adhit: E si ta marr vesh unë – Allahu të mëshiroftë – se i urti mund të mund të thotë një fjalë devijimi dhe munafiku mund të thotë një fjalë të vërtetë? Ai tha: “Po! Shmangiu fjalëve të paqarta të të urtit për të cilat njerëzit pyesin se çka është kjo fjalë. Dhe kjo rrëshqitje dhe gabim i tij mos të të largojë prej tij. Ndoshta ai kthehet. Merre të vërtetën nëse e dëgjon, sepse e vërteta ka dritë.”
Kjo ishte transmetimi i Ebu Daudit.
Në një transmetim tjetër të Hakimit, ka thënë: “Kini frikë nga gabimi i të urtit.” Dhe te ky transmetim po ashtu ka thënë: “Shmangiu çdo fjale të paqartë të të urtit, të cilën kur e dëgjon pyet veten e thotë se çfarë është kjo?” Pjesa tjetër e hadithit është sikur transmetimi i Ebu Daudit.
Fundnota:
[1] Shënim i përkthyesit:
Shejkh Hamud et-Tuejxhri në një libër tjetër të tij me titull “er-Red el-Kauim ‘ala el-Muxhrim el-Ethim,” fq. 27, e shpjegon këtë fjalë “polemika e munafikut me Kuran,” duke thënë:
“Këto hadithe zbatohen ndaj këtij autori dhe të ngjashmëve si ky të cilët janë të devijuar dhe të humbur. Këta debatojnë me Kuran duke e keqinterpretuar atë dhe duke u argumentuar me të vend e pa vend.”
Përktheu: Jeton Shasivari