Bismilah...

Autor: Shejkh Salih el-Feuzan

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=137135

 

Ka thënë Shejkhu i Islamit, Muhamed bin Abdul-Uehhab (rahimehullah) në letrën e tij “Mesailul-Xhahilijeh”:

Meseleja e njëqind e gjashtëmbëdhjetë:

“Kundërthënia është e qartë kur ata e përgënjeshtruan të vërtetën, siç ka thënë i Lartësuari:

بَلْ كَذَّبُوا بِالْحَقِّ لَمَّا جَاءَهُمْ فَهُمْ فِي أَمْرٍ مَّرِيجٍ

“Mirëpo, ata e mohojnë të Vërtetën kur u vjen, kështu që ata janë në gjendje të turbulluar.” Kaf, 5

Shpjegimi: 

Kundërthënia është përplasja e fjalëve dhe kundërshtimi i tyre. Andaj, ai që e braktis hakun do të sprovohet me kundërthënie dhe përplasje në fjalët e tij sepse devijimi ndahet, dhe ndarja nuk ka kufi. Kurse haku është një gjë e vetme, nuk ndahet dhe nuk bie në kundërshtim. Allahu (Xhel-le ue ‘Ala) thotë:

فَمَاذَا بَعْدَ الْحَقِّ إِلَّا الضَّلَال

“E çfarë ka pas së vërtetës përveç devijimit.” Junus, 32

Kush e braktis hakun bie në devijim. E devijimi është labirint, Allahu na ruajt. Prandaj sheh se njerëzit e devijimit kanë mospajtime në mes veti, madje mund të gjesh ndonjë prej tyre i cili ka mospajtime në mendimet e tij ngase ai nuk posedon udhëzim nëpër të cilin ec dhe ai bën proçka, herë thotë kështu e herë thotë ashtu.


Përktheu: Jeton Shasivari