Bismilah...

Autor: Rabij bin Hadij Umejr el-Medkhalij

 

Pyetje: Disa thonë: Nëse nuk hyjnë Selefitë në parlament e në zgjedhje, atëherë ata do t'ua lënë parlamentin sekularistëve. Cili është komenti juaj rreth kësaj fjale?

Përgjigje: Pasha Allahun, unë i kam parë ata që kanë hyrë në paralament dhe janë bërë vegla në duart e sekularistëve. Ata të cilët pretendojnë se po hyjnë nëpër parlamente dhe do t'i ndjekin sekularistët nga karriget e tyre dhe do të zënë vendet e tyre. Por a ka ndodhur kjo nga ata që u futen nëpër parlamente?

A i ndoqën sekularistët nga karriget e tyre? Apo kjo veçse i bëri sekularistët akoma më të vendosur, ngase ata kur rivalizohen përgatiten për t'u mbrojtur, ashpërsohen dhe bëjnë qëndresë. Kështu, ti do përpiqesh ta mundësh atë dhe ai do përpiqet të të mund ty dhe në fund është ai që të mund ty, ngaqë ti nuk ndoqe një rrugë sheriatike e cila do të të sjellë patjetër ndihmën nga Allahu Tebarake ue Te'ala.

Kjo gjë është e ditur.

A patën sukses Ikhuanët kur hynë nëpër parlamente në Siri, në Irak, në Egjipt etj, a patën sukses, a u vendos Islami? Përkundrazi, rezultati ishte se u përforcuan Ba'athistët, Komunistët dhe partnerët e tyre nga mesi i Kristianëve etj. Kjo lëvizje (e Ikhuanëve) veçse ua shtoi forcën atyre, kurse Ikhuanëve veçse u shtoi dobësi. Çfarë arritën të bënin?

O vëlla, ne u themi atyre: ndiqni rrugën e thirrjes për tek Allahu me urtësi dhe këshillim të bukur, edukojini njerëzit, ashtu siç bënë Pejgamberët, Ata u dërguan tek njerëz që kishin ne krye tagutët, ndoshta kishin parlamente apo organizim të ngjashëm me parlamentet.

Pejgamberët nuk shkuan që t'i rivalizonin ata për karriget e tyre e për udhëheqje me qëllim që të përmirësonin njerëzit, Ata nuk e thanë një gjë të tillë. Shkoi Ibrahimi dhe atje gjeti një mbret tiran që hyjnizonte veten e tij. Pasha Allahun, Ibrahimi nuk tha: Unë do të hyj në kuvend dhe pastaj do ta përmirësoj popullin me Islam.

 

Të Dërguarit (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) i ofruan pushtet në Mekke kurse ai refuzoi. Ai refuzoi ('alejhis-salatu ues-selam) dhe ndoqi rrugën e thirrjes në Allah dhe në çlirimin e njerëzve nga shirku dhe devijimi.

Ju me këtë rivalitet që po u bëni Sekularistëve mos vallë po e shkatërroni shirkun, devijimin dhe sekularizmin, apo po i përforconi ato?

Kur bën betimin në gjëra që janë kufër (siç është kushtetuta për shembull), atëherë s'ka dyshim që t'i i respekton ato gjëra dhe punon sipas tyre dhe i vërteton ato. Kështu, a nuk po e përforcon ti këtë kufër dhe po e bën të patundur, si dhe po i bën të palëkundur ata që e ndjekin kufrin dhe janë kundër Islamit.

Unë pyes: nëse ata marrin pushtetin në Egjipt - në mënyrë që t'i marrin si shembull - dhe arrijnë të bëjnë diçka, i mundin sekularistët, i largojnë nga karriget e tyre dhe zënë vendet e tyre, nëse ata e bëjnë këtë dhe e realizojnë, atëherë do ta shohim çështjen dhe do të rehatohemi me ata dhe do të themi: pasha Allahun, ata njerëz patën sukses atje dhe ne do të kemi sukses këtu.

Porse ne s'po shohim gjë tjetër veç dështimit, veç humbjes, s'po shohim gjë tjetër veçse përforcimit të Batilit (të devijimit dhe pavërtetësisë), s'po shohim gjë tjetër veç preokupimit të rinisë me politikë dhe largimin e tyre nga thirrja për tek Allahu.

Madje ata po i mësojnë atyre gënjeshtrën dhe lajmet e rreme me qëllim që të fitohen karriget e parlamentit nga kandidatët e tyre. Madje u mësojnë atyre  si të japin e të marrin ryshfet. Pra, ata ua prishin moralin. Sa ua kanë prishur moralin këto votime, këto kandidime e këto rivalitete, sa ua kanë prishur moralin dhe u kanë mësuar gënjeshtrën, ryshfetin, tradhtinë, mashtrimin... etj, etj...

Pastaj, për shkak të këtyre veprimeve vdes thirrja për tek Allahu Tebarake ue Te'ala,

 ...fjalë të paqarta...

 

"Thuaju (o Muhamed): Unë prej jush nuk kërkoj kurrfarë shpërblimi për këtë (Kuran) e as pretendoj të jem diçka që s'jam." Sad: 86

Përse shtiresh?! A nuk synon shpërblimin, apo  

... fjalë të paqarta....

 

Allahu të begatoftë! Pejgamberët nuk kanë bërë thirrje për marrjen e karrigeve.

Pejgamberët i kanë thërritur njerëzit drejt adhurimit të Allahut Subhanehu ue Te'ala, drejt daljes nga shirku dhe drejt daljes nga gjynahet. Po të kishte qenë kjo rrugë (hyrja nëpër parlamente) rrugë e saktë, pasha Allahun, Zoti ynë do t’i drejtonte pejgamberët drejt kësaj rruge, do t'u mësonte atyre politikën, strategjitë dhe do t'u jepte prej politikës çfarë vetëm Allahu e din.

Ne këtë mënyrë pejgamberët do t'i bënin oponencë sekularistëve dhe idhujtarëve dhe do t'ua merrnin karriget.

Mirëpo rruga e saktë, është rruga e Pejgamberit (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem). Thirrja e saktë drejt Allahut Tebarake ue Te'ala është korrigjimi i Akides, lidhja e njerëzve me Librin e Allahut dhe Sunetin e të Dërguarit ('alejhi-salatu ues-selam).

Njoftoji njerëzit se ti s'do asgjë nga dynjaja e tyre, ajo që do ti është vetëm të jesh në dobi të tyre, madje ta bësh këtë edhe me zotëriun e karriges (në parlament), me këtë sekularistin. Thuaji: "Pasha Allahun, une s'dua asgjë, mbaje karrigen për vete."

Shko tek ai, e në vend që ta rivalizosh e ta sfidosh për karrigen e tij, shko tek shtëpia e tij dhe jepi këshillë me argumente të qarta se ndoshta Allahu e udhëzon atë me duart e tua.

Kjo është rruga më e mirë, sesa të futesh në sfida e rivalitete, sesa të futesh në ryshfete e gënjeshtra. Dhe ky sekularist nuk e pranon këtë gjë nga ty sepse ai e di që ti shkon mbas karrigeve (për pozitë), shkon mbas pasurisë, mbas dynjasë dhe mbas interesave.

Ndërsa kur vjen me thirrje të çiltër, ti nuk do që t'i sfidosh njerëzit, nuk do që t'i luftosh, që t'i sfidosh në pushtetin e tyre, që t'i sfidosh njerëzit në karriget e tyre. Porse në i udhëzojmë ata tek e mira, u paraqesim të vërtetën e ndoshta Allahu Tebarake ue Te'ala kënaqet me ata dhe ata do të kënaqen në dynja dhe në ahiret.

Por ama, që të vijmë e të përleshemi e të bëjmë grushta, njerëzit nuk të duan kur ti bën grushta e përleshje për karriget. A nuk u dobësua daveti Selefij këtu në Kuvajt pasi që selefijunët - apo ata që quhen selefijunë - bënë thirrje për zgjedhje, për parlamente e për telashe?

U dobësua daveti Selefij! Sikur të kishin vazhduar në rrugën e parë ndoshta ata do të ishin bërë vetë udhëheqësit në të vërtetën dhe do të ishte formuar një qeveri e udhëzuar që gjykon me Librin e Allahut dhe Sunetin e të Derguarit (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem).

 

Përktheu: Alban Malaj