Bismilah...

"Me të vërtetë që armiqtë nuk janë thyer dhe nuk janë plogështuar, përkundrazi, ata gjithmonë dhe në çdo kohë thurin komplote kundër këtij shteti. Sepse ky shtet është djepi i Islamit, është qendra e botës Islame sot për sot. Nëse bie ky shtet - Allahu mos e dhëntë! - kanë për të rënë muslimanët, në lindje dhe në perëndim të botës sepse pikërisht Saudia është qendra e botës Islame, ngaqë Saudia ka dy Xhamitë e Shenjta, ajo është burim i thirrjes Islame, aty e dërgoi Allahu Profetin Muhamed - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem -, nga aty u përhap drita e e Islamit në lindje dhe në perëndim të botës, kurse armiqtë duan që ta shuajnë këtë dritë.

Për këtë arsye, ne duhet të ruajmë fenë tonë, duhet të ruajmë rendin tonë dhe duhet të ruajmë fëmijët tanë. Nga ne kërkohet që të kemi mendjen dhe vëmendjen për këtë që po ndodh, gjithmonë e në çdo kohë, e jo të flasim nëpër tubime e të hedhim akuza mbi filanin apo fistekun. Të gjithë ne jemi përgjegjës këtu, në mënyrë që të mbrohet ky shtet!"

 

Përktheu: Alban Malaj