Autor: Shejkh Muhammed Nasirud-Diin el-Albanij
Burimi: Silsiletul-Hudaa uen-Nuur, 656
Pyetje: A i lejohet imamit të xhamisë apo davetçiut që u prin njerëzve në xhami, në namazin e teravive, që të japë këshilla mbas çdo katër rekateve? Ka një pushim (mbas katër rekateve), ai i përkujton ata për disa çështje, për shembull për faljen e namazit në formën më të mirë, për të pasuar Pejgamberin – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem –, si dhe u tërheq vërejtjen për disa bidate e shirkijate, pra u tërheq vërejtje për këto gjëra?
Përgjigje: Përgjigja është: lejohet dhe nuk lejohet; nëse ajo bëhet për të tërhequr vërejtje apo për të paralajmëruar apo për të urdhëruar apo për të ndaluar një çështje të rastit, atëherë kjo gjë është detyrë. Ama nëse ai e bën këtë rregullisht dhe e bën zakon mbas çdo katër rekateve, për shembull, apo më shumë a më pak se aq, që imami të mbajë mësim, atëherë kjo e kundërshton Sunetin. Nëse është ndonjë çështje e rastit, atëherë tërheqja e vërejtjes për të është detyrë, ama që ta bëjë këtë rregullisht në namazin e teravive, (nuk lejohet).
Namazi i teravive është adhurim i pastër, me të cilin Muslimani i drejtohet Allahut me të gjitha gjymtyrët e tij, me trurin e tij, me logjikën e tij dhe me zemrën e tij. Ky është qëllimi me namazin e natës, me namazin në Ramadan. Ama që të bëhen rregullisht mexhlise (tubime) midis çdo dy rekateve apo katër rekateve, këtë nuk e ka bërë i Dërguari – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem.
Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org
Përktheu: Alban Malaj