Bismilah...

Autor: Muhamed Ibën Salih el-Uthejmin

Burimi: Et-T’alijk ‘alel-Munteka min Akhbaril-Mustafa, 1/239

 

 

Vërejmë se disa njerëz në kohën tonë, gjatë faljes së namazit të teravive në Ramazan, e zgjasin rukunë dhe sexhden, ndërsa uljen ndërmjet dy sexhdeve dhe qëndrimin në këmbë pas kthimit nga rukuja, nuk e zgjasin, por e bëjnë atë si herët tjera të zakonshme. Kjo është në kundërshtim me sunnetin. Përkundrazi, sunneti është që nëse e zgjat rukunë duhet ta zgjasësh edhe qëndrimin në këmbë pas kthimit nga rukuja, siç e zgjat rukunë, pak a shumë! Kjo është përmendur qartazi më herët në hadithin e Hudhejfeh ibnul-Jemanit – radijAllahu anhu – se Pejgamberi – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – e ka zgjatur qëndrimin pas rukusë aq sa rukuja. Prandaj, Muslimanët duhet që të bëjnë kujdes në këtë çështje, duhet ta zgjasin qëndrimin në këmbë pas kthimit nga rukuja aq sa rukuja pak a shumë, si dhe ta zgjasin qëndrimin ulur mes dy sexhdeve aq sa sexhdeja pak a shumë.

 

Përktheu: Servet Mata