Pyetje: A mund të ketë disa netë të Kadrit ngaqë shikimi i hënës së Ramazanit ndryshon sipas vendeve, prandaj si duhet ta llogarisim ne? Për shembull kur është këtu nata 21, për ata andej është nata e 20!
Përgjigje: Sido që jetë, ajo është një natë e vetme, sado që të ndryshojnë njerëzit në shikimin e hënës, në fillimin apo mbarimin e Ramazanit, atëherë për disa do të bjerë në natën e 21 kurse për disa të tjerë do të bjerë në natën e 22.
Pra, nata e Kadrit është një natë e vetme që nuk përsëritet dy herë gjatë dhjetë ditëve të fundit të Ramazanit, porse ndodh vetëm një herë të vetme në vit.
Ajo që është e sigurtë është se, për disa njerëz nata e Kadrit mund të ndodhë në natën e 22 kurse për disa njerëz të tjerë do të jetë në natën e 21.
Përktheu: Alban Malaj