Bismilah...

Autor: Salih bin Feuzan el-Feuzan

 

(Çfarë bëjnë udhëheqësit e Saudisë për muajin e Ramazanit)

 

Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Të gjitha falënderimet dhe lavdet i takojnë Allahut, Zotit të gjithësisë. Lavdërimet dhe paqja e Allahut qofshin mbi Pejgamberin tonë.

Ky shtet, lavdi Allahut, është i begatuar me të mira, me siguri e me iman, sidomos në këtë muaj të begatshëm të Ramazanit. Sepse prijësat në këtë shtet (Arabia Saudite), Allahu u dhëntë sukses, kanë përgatitur për muslimanët çdo mjet që i ndihmon ata në përfitimin e mirësive të këtij muaji të begatshëm. Ata u kanë siguruar atyre ushqim e pije dhe çfarë ata kanë nevojë, të cilat i ndihmojnë ata në përfitimin e mirësive në këtë muaj; ata u kanë siguruar atyre rendin, mbasi që u ka dhënë sukses Allahu – SubhaneHu ue Te’ala.

Prandaj ata janë të sigurt e të përkushtuar  për të adhuruar Zotin e tyre, veçanërisht në dy vendet e shenjta, Meka dhe Medina, Allahu i nderoftë. Padyshim që ky shtet ua ka mundësuar vizitorëve të këtyre dy xhamive të shenjta dhe të nderuara, atyre që bëjnë itikaf në to dhe atyre që adhurojnë Allahun në të, ua kanë siguruar atyre çdo mjet rehatie e stabiliteti. Kjo është nga mirësia e Allahut të Lartësuar, e më pas me mundin e këtij shteti të begatshëm. Këto i ndihmojnë muslimanët në bindje ndaj Allahut, në përkushtimin për t’i bërë ibadet Allahut, në këtë muaj të begatshëm.

Në këto dy vende madhështore, Meka dhe Medina, janë ndërtuar edhe dy xhamitë, xhamia e Qabes në Meken e shenjtë dhe xhamia e Pejgamberit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – në Medine. Ka ardhur në hadith të saktë se një namaz i vetëm në xhaminë e Haremit të Mekës, është sa njëqind mijë namaze në xhamitë tjera, ndërsa namazi në xhaminë e Pejgamberit – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – është sa një mijë namaze në xhamitë e tjera. Kjo është një mirësi e madhe që ka vendosur Allahu në këto dy xhami të shenjta të nderuara, në të cilat vijnë muslimanët nga të gjitha anët. Pejgamberi - salAllahu alejhi ue sel-lem - nxiti për t’i ndihmuar ata që i vizitojnë këto dy xhami të nderuara, duke i mirëpritur, duke i rehatuar dhe duke ofruar për ta ushqimin dhe pijen që kanë nevojë, dhe e gjithë kjo është e siguruar. Thotë Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar për xhaminë e shenjtë në Meke:

وَالْمَسْجِدِ الْحَرَامِ الَّذِي جَعَلْنَاهُ لِلنَّاسِ سَوَاءً الْعَاكِفُ فِيهِ وَالْبَادِ

“Edhe xhaminë e shenjtë (tëQabes), të cilën Ne e bëmë të barabartë për njerëzit, qofshin vendas ose të ardhur.” El-Haxh, 25

el-Akifu (الْعَاكِفُ) është vendaliu, kurse el-Badu (وَالْبَادِ) është ai që e viziton atë duke ardhur nga vende të ndryshme. Këta janë të njëjtë në këto dy vende të shenjta, nuk lihet mënjanë njëri për t’i bërë vend tjetrit.

Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar thotë për Xhaminë e Shenjtë të Qabes:

جَعَلَ اللَّـهُ الْكَعْبَةَ الْبَيْتَ الْحَرَامَ قِيَامًا لِّلنَّاسِ ۚ

“Allahu e bëri Qaben, shtëpinë e shenjtë, vend jetësimi (çështjet e fesë e për të jetuar) për njerëz.” El-Maideh, 97

Lavdërimet dhe Paqja e Allahut qofshin mbi Pejgamberin tonë mbi familjen dhe të gjithë shokët e tij.

 

Përktheu: Abdullah Beqiri

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org