Bismilah...

Autor: Sulejman bin Selimullah er-Ruhejli

 

Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit

(Gjendja jonë në Ramazan)

 

Lavdia dhe falënderimet i takojnë vetëm Allahut, Zotit të gjithësisë. Salavatet dhe selamet qofshin mbi më të nderuarin e Pejgamberëve dhe të Dërguarëve, mbi familjen dhe të gjithë shokët e tij.

Më pas:

Të nderuar vëllezër dhe motra në këtë takim do të flasim rreth gjendjes tonë në Ramazan. Vitin e kaluar e pritëm Ramazanin me gëzim, me lumturi, duke thënë: “Mirë se erdhe! Mirë se erdhe!” Më pas shpejt kaluan ditët dhe ne themi: “Ngadalë, ngadalë!” E më pas mbaroi. Ne ishim në një gjendje të habitshme në raport me Ramazanin. Në fillim të muajit ishim të zellshëm dhe garonim. Ndonjëri prej nesh lexonte faqe të tëra Kur'ani dhe nuk bezdisej. Ishte i zellshëm në faljen e namazit dhe në përmendjen e Allahut 'Azze ue Xhel. Pas kësaj na kapi dembelizmi! Derisa kur muaji kaloi dhe ditët e tij kaluan e mbaruan, ndonjëri prej nesh u demoralizua dhe qau; i premtoi vetes së tij se nëse do ta arrijë Ramazanin e ardhshëm, do të përpiqet më shumë. Nuk do të neglizhojë dhe nuk do të jetë dembel.

Prandaj, ne e kemi për detyrë që ta marrim në konsideratë këtë gjë! Ja tani ne e arritëm muajin e Ramazanit dhe ja ku po hyjmë në këtë muaj të gëzuar, të lumtur, të zellshëm, prandaj le të jemi ashtu siç ishte Pejgamberi - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - dhe siç ishin Selefët në muajin e Ramazanit. Selefët e fillonin muajin e Ramazanit me zell dhe entuziazëm dhe çdo ditë e Ramazanit që kalonte, zelli dhe gjallëria i tij shtohej sa më shumë, aq sa veprat më të mira të tyre në Ramazan ishin veprat që bënin në fund të Ramazanit. Kjo ndodhte për shkak të dijes së tyre për mirësinë e madhe dhe shpërblimin madhështor që është në këtë muaj të bekuar!

Kështu që, o vëllai  im! Oj motra ime! Ruaju që të mos përsërisësh gjendjen e Ramazanit të kaluar! Sepse ne nuk e dimë a do ta arrijmë Ramazanin herë tjetër, kështu që le t'i bëjmë ditët tona më të mira në muajin më të mirë – në muajin e Ramazanit.

Le të jemi të zellshëm. Le ta ruajmë gjallërinë dhe aktivitetin tonë dhe çdo ditë që kalon në këtë muaj, t'i shtojmë veprat tona të mira, përpjekjet tona dhe afrimin tonë tek Allahu i Pastër nga të metat e i Lartësuar, duke shpresuar të dalim prej këtij muaji me fitimin e Mëshirës së Allahut, faljes së Allahut, lirimin prej Zjarrit dhe pranimin e lutjeve tona!

E lus Allahun - 'Azze ue Xhel - që të na bëjë neve prej atyre që bëjnë vepra të mira!

Allahu i Lartësuar e di më së miri, dhe salavatet dhe selamet qofshin mbi Pejgamberin tonë!

 

Përktheu: Servet Mata

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org