Këto janë një seri pyetjesh rreth disa rregullave të prishura të nxjerra së fundi nga ‘Ali el-Halebi i cili tinëzisht ia ka mveshur shkencës së Xherhit dhe Ta’dilit. Pyetësi është Ebu ‘Abdir-Rrahman Ra’id Ibn ‘Abdul-Xhebbar el-Mehdauij, kurse përgjigjet janë nga Shejkhu i nderuar, ‘Ubejd Ibn ‘Abdilah Ibn Sulejman el-Xhabiri, Allahu e ruajt. Takim është mbajtur në shtëpinë e Shejkh ‘Ubejdit në Medine, më datë 29 Sha’ban 1429 Hixhrij / 30 Gusht 2008.
Fjalë të Arta nga Selefët:
Ibn Battah rahimehullah ka transmetuar se Fudajl Ibn ‘Ijjad rahimehullah ka thënë: “Si do të jeni atëherë kur t’ju vijë një kohë në të cilën do të shikoni njerëz që nuk bëjnë dallim midis të vërtetës dhe të pavërtetës, midis besimtarit dhe mosbesimtarit, midis besnikut dhe tradhëtarit, midis injorantit dhe të diturit, të cilët nuk e pranojnë atë që është e drejtë dhe as nuk e hedhin poshtë atë që është e gabuar?”
Më pas, Imam Ibn Battah rahimehullah tha: “Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi! Ne e kemi arritur atë kohë, e kemi dëgjuar, kemi njohur pjesën më të madhe të saj dhe e kemi dëshmuar vetë. Nëse njeriu të cilit Allahu i ka dhuruar logjikë të shëndoshë shikon, mendon dhe reflekton me kujdes në çështjen e Islamit dhe Muslimanëve dhe ndjek rrugën e drejtë, atij do t’i bëhet e qartë se pjesa më e madhe e njerëzve janë kthyer mbrapa, kanë devijuar nga rruga e drejtë dhe janë larguar nga argumenti i qartë. Shumë njerëz kanë filluar të pëlqejnë atë që më përpara e urrenin, të lejojnë atë që më përpara e ndalonin, të pranojnë atë që më përpara e refuzonin. Dhe nuk ka dyshim – Allahu pastë mëshirë për ty – se ky nuk është karakteri i Muslimanëve, as sjellja e atyre që kanë largpamësi në Fenë e tyre apo e atyre që besojnë dhe janë të paluhatur në besimin e tyre.” [ el-Ibanetul-Kubra, 1/188]
Përkthyesi: Alban Malaj
‘Auali, Mekkeh
27 Rabij’ e’Euuel 1432 / 2 Mars 2011