Bismilah...

 Autor: Imam Muhamed Ibnul-Husejn el-Axhurrij

Burimi: esh-Sherij’ah, fq.241

 

 

Ajo që përmenda dhe sqarova është bindëse për ndjekësit e hakut dhe mëshirë për ta, që të mos hyjë në zemrat e tyre asnjë pështjellim nga njerëzit e të pavërtetës. Ata të cilët rruga e tyre e shëmtuar dhe e keqe i ka bërë që ta dëgjojnë muzikën nga djelmosha të rinj dhe vijnë në qejf duke i parë ata, edhe nuk kanë qejf që ta dëgjojnë nga ai që është i madh në moshë, pastaj kërcejnë e vallëzojnë. Shejtani fitoi mbi ta dhe luan me ta duke i bërë kundërshtarë të hakut dhe që të mos kthehen tek Kur`ani, as tek Suneti, as tek fjala e Sahabëve, as tek ata që ndoqën rrugën e tyre me mirësi dhe as tek fjala e ndonjërit prej imamëve të Muslimanëve. Ajo që ata fshehin, e që është turp të përmendet, është akoma më e shëmtuar, kurse ata pretendojnë se kjo është fe me të cilën e adhurojnë Allahun! Allahu na ruajtë nga turpet që bëjnë ata dhe i kërkojmë Atij të na japë sukses në Rrugën e Drejtë. E s’ka dyshim që Ai dëgjon dhe është afër.

 

 

Përktheu: Alban Malaj