Bismilah...

Autor: Shejkh ‘Abdul-‘Azijz Ibën Baz

Burimi: http://www.binbaz.org.sa/noor/1368

 

 

Pyetësi: Po ju pyes për sufistët, cili është realiteti i tyre dhe cilat janë bestytnitë e tyre, ngaqë po dëgjojmë shumë rreth tyre, sidomos për ato që janë shkruar në librat e sufistit Muhijdin Ibën Arabij?

 

Përgjigje: Sufistat janë disa llojesh, ata janë bidatçij, kanë risi dhe ibadete për të cilat nuk ka asnjë argument në Sheriat. Prej tyre është Ibën Arabiu, sepse ai është sufist, bidatçi, qafir. Ai njihet si Muhijdin Ibën Arabij, i cili është autori i librit “Ahdath el-Uuxhud”, si dhe ka libra të tjerë, të cilët janë të mbushur me sherr. Prandaj ne paralajmërojmë kundër shokëve të tij dhe kundër ithtarëve të tij, sepse ata janë të devijuar nga udhëzimi dhe nuk janë Muslimanë.

 

Po kështu janë të gjithë sufistat që shfaqen me ibadete të cilat nuk i ka ligjësuar Allahu, apo me dhikër të cilin nuk e ka ligjësuar Allahu. Si për shembull thonë: Allah! Allah! Hu! Hu! Hu! Këtë dhikër nuk e ka ligjësuar Allahu. Ajo që është përmendur dhe është ligjësuar në Sheriat është dhikri me fjalët: La ilahe il-lAllah, SubhanAllah, elhamdul-Ilah… kurse dhikri me fjalët: Hu! Hu! Allah! Allah! Allah! nuk është i ligjësuar.

 

Gjithashtu, ata bëjnë këngë me të cilat kërcejnë, njësoj siç bëjnë këngëtarët e tyre dhe kërcejnë, i shoqërojnë me instrumente muzikore, i bie defit, daulles etj., të gjitha këto që bëjnë s’kanë asnjë bazë në Sheriat, të gjitha janë bidate, dhe parimi bazë është se çdo njeri që bën ibadet me diçka që nuk e ka ligjësuar Allahu, ai quhet bidatçi. Prandaj bëni kujdes, ju duhet të rrini me pasuesit e të Dërguarit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –, që janë Ehli Suneti dhe Xhemati, ata të cilën ecin në rrugën e Pejgamberit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – dhe praktikojnë veprat e Pejgamberit – ‘alejhis-salatu ues-selam –, falen njësoj siç falej ai, agjërojnë njësoj siç agjëronte ai, e bëjnë haxhin njësoj siç e bënte ai, pa sajuar bidate në to. Prej Ehli Sunetit te ju është Shejkh ‘Abdul-Kadir Arnauti, Shejkh ‘AbdUllah Alush, të cilët janë pasues të njohur të Sunetit te ju në Siri. Kurse në Jordani është Shejkh Nasirudin el-Albanij dhe xhemati që janë pasues të njohur të Sunetit. Kështu pra, ju duhet të kërkoni Ehli Sunetin, pyesni ku janë ata dhe mësoni prej tyre. Shenjë dalluese e Ehli Sunetit është se ata kërkojnë të ndjekin atë që ka thënë Allahu dhe i Dërguari i Tij, si dhe kërkojnë të mësojnë jetëshkrimin e Sahabëve, të ndjekin rrugën e tyre dhe të ruhen nga bidatet.

 

 

Përktheu: Alban Malaj