Autor: Sulejman bin Selimullah er-Ruhejli
Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit
(Përgëzimet rreth muajit të Ramazanit)
Lavdia dhe falënderimet i takojnë vetëm Allahut, Zotit të gjithësisë. Salavatet dhe selamet qofshin mbi më të nderuarin e Pejgamberëve dhe të Dërguarve, mbi familjen dhe të gjithë shokët e tij.
Më pas:
Të nderuar shikues dhe shikuese, ju them: Esselamu alejkum ue rahmetull-Llahi ue berekatuHu!
Në këtë takim do të ndalemi që të flasim për përgëzimet që kanë ardhur për muajin e Ramazanit. Është vërtetuar se Pejgamberi ynë - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - ka thënë: "Kur vjen nata e parë e Ramazanit, hapen dyert e Xhennetit dhe nuk mbyllet asnjë derë e tij; mbyllen dyert e Zjarrit dhe nuk hapet asnjë derë e tij, ndërsa një thirrës thërret e thotë: ‘O ti që kërkon të bësh vepra të mira, eja te veprat e mira! O ti që kërkon të bësh vepra të këqija, ndalo! Allahu liron çdo natë banorë prej Zjarrit."
Sa mirësi të mëdha që janë këto! "Kur vjen nata e parë" ki mendjen o vëllai im, se mirësia në Ramazan është që prej minutës së parë që hynë muaji i Ramazanit. Kështu që, mos e neglizho natën e parë! Sapo ta marrësh vesh për hyrjen e muajit të Ramazanit, fillo të bësh vepra të mira dhe adhurime. Mos e humb namazin e natës së parë! Në atë natë, në netët dhe ditët e tjera të Ramazanit hapen dyert e Xhennetit. Dyert e tij janë të hapura për ata që kërkojnë të hyjnë në të dhe nuk mbyllet asnjë derë e tij! Mbyllen dyert e Zjarrit dhe nuk hapet asnjë derë e tij, ndërkohë një thirrës thërret: “O ti që kërkon të bësh vepra të mira, eja te veprat e mira!” Pra, ky është momenti i veprave të mira! “O ti që kërkon të bësh mëkate, largohu prej tyre!” Pra, braktise të keqen! Kjo nuk është koha e veprave të këqija.
Nuk është për qëllim me këtë, se ai që do të bëjë vepra të këqija, t’i lë veprat të mira në Ramazan! Asnjëherë! Por ajo që është për qëllim është: se ai që kërkon të bëjë vepra të këqija në kohë të tjera jashtë Ramazanit, duhet që në këtë kohë të ndahet nga sherri dhe ta braktis sherrin! Sepse këto janë momente të hajrit; ky është një sezon i hajrit!
Më pas thotë: “Çdo natë Allahu liron banorë prej Zjarrit gjatë këtij muaji.” Nuk është ky lirim në fund të muajit, por në çdo natë! Pra, çdo natë në iftar Allahu liron prej Zjarrit sa të dëshirojë prej banorëve të Zjarrit! E lus Allahun – 'Azze ue Xhel – që të më bëjë mua dhe juve prej atyre që shpejtojnë në bërjen e veprave të mira!
Allahu i Lartësuar e di më së miri, dhe salavatet dhe selamet qofshin mbi Pejgamberin tonë!
Përktheu: Servet Mata
Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org